Lufta e Tretë Botërore? Dy bombardues amerikanë godasin Korenë Veriore

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Ri Yong Ho, ministri i Jashtëm i Penjanit ka dhënë një deklaratë kundër presidentit amerikan, ku tha se tensionet nuk kanë për t’u zgjidhur me fjalë.

Ai tha: “Me deklaratën e tij luftarake dhe të çmendur në Kombet e Bashkuara, Trump, mund të thuhet se ka ndezur fitilin e një lufte kundër nesh. Ne kemi nevojë për të zgjidhur rezultatin përfundimtar me breshëri të zjarrit dhe jo me fjalë”. Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë konfliktin dhe tha se zgjidhja ushtarake mbetet akoma një dilemë. “Administrata e SHBA ka 25 vjet që bisedon me Penjanin dhe se janë nënshkruar disa marrëveshje, të cilat as që janë respektuar. Ne nuk duam që të vazhdojmë po njësoj. Marrëveshjet nuk kanë funksionuar dhe nuk do të funksionojnë, andaj duhet një zgjidhje, ku nuk përjashtohet ajo ushtarake”, ka thënë Trump, shkruan “Express.com.uk”.

Gjatë ditës së djeshme dy bombardues amerikanë fluturuan mbi Gadishullin Korean në një shfaqje të forcës që synonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Japonia gjithashtu ka dërguar dy avionë ushtarakë. Disa ditë më parë në këtë mes ka hyrë dhe Rusia, teksa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se mund të zgjidhet tjetër mënyrë për konfliktin në Korenë Veriore dhe jo lufta. Por Trump nuk është i bindur për këtë dhe thotë se marrëveshjet e nënshkruara nuk respektohen, andaj “nuk ia vlen më të zgjatet”. Trump ka thënë se është gati për të gjetur një zgjidhje diplomatike, ku nuk përjashtohet asesi ndërhyrja ushtarakisht. Ushtria tha se është gati.

/D.Xh/