
Fatos Lubonja në një intervistë në “News 24”, tha se kemi në fuqi një regjim autoritarist, që me mendjen e sëmurë të Ramës, ka kapur shumicën e hapësirave dhe pushteteve në vend.
Duke analizuar protestën e 16 shkurtit, analisti u shpreh se kishte disa suksese dhe anë pozitive. Demaskimi ndërkombëtarisht i Ramës, ishte një prej arritjeve sipas tij.
Lubonja tha se u tërhoq vëmendja e botës se diçka nuk shkon këtu, përtej ambasadorëve gjysmë të korruptuar që janë këtu. Populli, tha Lubonja, është tashmë aktori kryesor.
Publicisti u ndal ne veçanti tek banorët e Tiranës që hezitojnë të dalin, dhe shprehu habinë si nuk i bashkuan me studentët, edhe nëse janë skeptikë ndaj politikës. Ai shtoi se nuk beson se tiranasit e duan Edi Ramën.
Lubonja deklaroi se nuk është shumë i qartë dhe i bindur për pasojat që do sjellë vendimi për dorëzimin e mandateve. Më e rëndësishmja, sipas tij, është krijimi i një kulture të re politike në vend, jo zëvendësimi i dikujt me dikë tjetër.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply