Lubonja: Basha po tenton të imitojë Berishën për të vendosur stabilitet, por nuk ka karizmën e tij

Analisti politik Fatos Lubonja ka diskutuar rreth krizës në Partinë Demokratike. Lubonja tha në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24” tha se problemi me PD është se kjo parti është mësuar me një lider si Sali Berisha, i cili vendos stabilitet, por jo demokraci.

“Ju jeni duke i thënë Patozit se pse nuk keni folur në kohën që ishte Berisha dhe flisni tani që është Basha. Problemi në PD është se kishte një lider autoritar dhe që vendos stabilitet si Berisha, por që ky i fundit nuk vendos demokraci. Basha po imiton Berishën. Mirëpo, Basha nuk e ka karizmën e ish-kryeministrit”, ka thënë Lubonja. Ai ka shtuar se pas vdekjes së babait, vëllezërit nisin të zihen dhe se autoritetin e vendos ai që ka më shumë veta me vete.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet