Luana Vjollca shtron iftar për familjen në nevojë

Luana Vjollca ka surprizuar ndjekësit e saj, pasi ka vendosur të shtrojë një iftar ndryshe, për një familje në nevojë. Moderatorja e ”Shiko kush luan”, ka udhëtuar drejt Kosovës dhe ka zgjedhur që natën e parë të muajit të shenjtë, ta kalojë me një familje.

Duket se ajo është prekur, pasi bëhej fjalë për një nënë që ka sakrifikuar shumë për të rritur tre fëmijët e saj, e vetme. Ja se çfarë ka shkruar bukuroshja, bashkëngjitur fotos në fjalë:

“Sot vendosa ta festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe, bashkë me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska në një familje, historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historine e familjes time.

1 nënë që sakrifikon jetën e saj, për t’ja dal e vetme me 3 fëmijë të vegjël… njësoj si nëna jonë. Heroina!!!
Ishte shumë pak ajo çfarë unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë!! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bej duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundesi, ndihmoni SOT!

Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vetë dhe pavarësisht dëshirës, nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është SHUME.
Gezuar Ramazanin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, përfundon mesazhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet