Luan me Uimbëlldonin në Angli, talenti merr pasaportën shqiptare (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Talenti shqiptar Egli Kaja, që luan me Uimbëlldonin në kategorinë e tretë angleze, është pajisur së fundmi me pasaportën shqiptare.

Kaja, i cili është kërkuar me ngulm nga trajneri Alban Bushi, tanimë mund të luajë rregullisht në ndeshjet e eliminatoreve të Europianit me ekipin “Shpresa”,  U-21.

Bushi sheh te Kaja tiparet e një sulmuesi që mund të kontribuojë në repartin e avancuar edhe pse aty ka rivalitet të fortë me emra si Abazaj, Durmishaj, Mustafa apo Hebaj.

Mungesa e aktivizimit të rregullt me Uimbëlldonin bëri që Kaja një vit më parë të huazohej te Ljues, në kategorinë e shtatë angleze të futbollit, para se të kthehej përsëri te Uimbëlldon, skuadër me të cilën firmosi në vitin 2015 dhe ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Të tjera

Abissnet