LSDM: VMRO nuk reformohet me Gruevskin në krye

Publikuar më 30. 07. 2017 nga Dionis Xhafa

Demokratizimi i VMRO-DPMNE-së nuk mund të ndodhë me Nikolla Gruevskin në krye, deklaruan gjatë ditës nga LSDM-së. Sipas tyre, partia opozitare ka nevojë për reforma të thella të cilat nuk mund të bëhen brenda natës.

“Njeriu që për dhjetë vjetorin e qeverisjes si kryeministër i Maqedonisë e bëri Maqedoninë shtet të kapur dhe i cili shpesh barazoi partinë me shtetin, për të cilën gjë jemi krijuar edhe nga të gjithë institucionet relevante evropiane, nuk mund ta demokratizojë partinë e tij. Çdo zbukurim i këtillë që bëhet brenda natës nuk do të sjellë demokratizimin e VMRO-DPMNE-së por atje janë të nevojshme reforma të thella megjithatë qytetarët e dallojnë këtë – tha Bllagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM-së. /Alsat M/

/D.Xh/