Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA tregon “recetën” e një aplikimi të suksesshëm, ja detajet

Ambasada amerikane ka dhënë të tjera detaje lidhur me të interesuarit që duan të aplikojnë për Lotarinë DV-2019.

Ambasada e SHBA postoi “recetën” për të bërë një aplikim të suksesshëm, si dhe i është përgjigjur pyetjes së të interesuarve se mund të merren përgjigjet për ata që kanë bërë aplikimin.

Ambasada amerikane ka dhënë këtë përgjigje në faqen e saj në “Facebook”:

Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni te https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 1 maji 2018 deri më 30 shtator 2019.

Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

  • Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në state.gov. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.  Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

‘Receta’

“Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës”- shkruan ambasada.

Të tjera

Abissnet