Lot dhe tragjedi / Panamaja për herë të parë në Botëror

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Një komb si Panamaja me vetëm 5 milionë banorë ka shkuar për herë të parë në Kampionatin Botëror, pikërisht në atë që zhvillohet në Rusi.

SHBA nga ana tjetër ka provuar një disfatë të rëndë duke mos u kualifikuar në këtë kampionat të Botës. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte shanse të mira për kualifikim, mirëpo është rrahur në ndeshjen e fundit nga ana e Trinidad Tobakos me rezultatin 2:1, duke bërë që në Botëror të kualifikohet pikërisht Panamaja. Kurse Panama luajti në fushën e Kosta Rikës, duke marrë një barazim pa gola dhe se të dyja ekipet u kualifikuan për më tej. Nga grupi i shteteve të Amerikës Qendrore, u kualifikuan për më tej Meksika, Kosta Rika dhe Panamaja. Kurse Honduras do të luajë një ndeshje me Perunë për të përcaktuar skuadrën tjetër që shkon në Rusi. Kili ngeli gjithashtu jashtë Botërorit.

Ka pasur një festë të jashtëzakonshme në Panama në lidhje me këtë kualifikim që është konsideruar historik për kombin e vogël, por se me talente relativisht të mëdhenj.

 /D.Xh/