Lorik Cana tregon për bashkëshorten: Më vuri mua para jetës së saj

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer gjatë intervistës për “Opionin” detaje të panjohura nga jeta e tij private, duke treguar raportet me bashkëshorten dhe djalin.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Cili është raporti juaj me bashkëshorten?

Cana: Kemi 6 vite që jemi bashkë.

Fevziu: Ju keni qenë një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat, çfarë kishte të veçantë bashkëshortja juaj që vendosët për atë?

Cana: Më vuri mua prioritet para jetës së saj. Kur çoheshim në mëngjes ajo mendonte për çfarë ka nevojë Loriku? Dhe çfarë duhet të bëjë Loriku, para se të mendonte se çfarë do të bënte për veten e vetë.

Fevziu: Si ndihet tani që do të jetoni edhe në Shqipëri edhe jashtë?

Cana: Ajo ndihet mirë, e di që do jemi për disa muaj në Shqipëri, i pëlqen vendi. Ka krijuar pak shoqëri. Do shohim pas disa muajsh nëse do të rim këtu. Ndoshta fillon edhe aktivitetin e saj, ajo është arkitekte. Besoj që në Shqipëri ka edhe një mundësi për të pasur një karrierë profesionale. Ndihet mirë, Italia është afër, Kosova afër kështu që për momentin jemi mirë.