Lojtari i Evertonit thyen këmbën, kundërshtari shpërthen në lot (FOTO)

Foto 1 nga 4 Pas Para

Një episod i rëndë ndodhi në Premierligën angleze, në sfidën Everton- Uest Bromuiç.

Në minutën e 55-të, sulmuesi i Uest Bromuiç, Salomon Rondon, goditi futbollistin e Everton Xhejms Mek Karthi, duke i thyer këmbën në dy pjesë.

Goditja nuk ishte e qëllimshme por gjatë një tentative për t’i larguar topin nga këmbët.

Menjëherë pasi mjekët i konfirmuan lajmin, sulmuesi i Uest Bromiç, shpërtheu në lot, pavarësisht se ndërhyrja ishte e paqëllimshme.
Ndërhyrje të tilla të rrezikshme mund t’u shkatërrojnë karrierat lojtarëve.

Të tjera

Abissnet