Lojërat Olimpike. Motra e Kim takon presidentin koreano-jugor

Thyhet “akulli” në Olimpiadë. Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae është takuar me motrën e liderit koreano – verior Kim Jong Un në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang. Biseda e tij me delegacionin e Koresë Veriore e cila arriti në Pyeongchang, është caktuar për të shtunën, shkruajnë mediat aziatike. Më herët, delegacioni i Koresë Veriore, udhëhequr nga Kim Jong Un arriti në Pyeongchang. Motra e Kim Jong Un është anëtarja e parë e familjes, e cila po viziton Korenë Jugore, që nga koha e Luftës Koreane, e cila është zhvilluar në vitet 1950 – 1953. Pikërisht në atë kohë shteti i Koresë është ndarë në dy pjesë. Ishte kjo kohë kur edhe Korenë janë ndarë. Koreja e Veriut vendosi sistem një –partiak diktatorial, ndërsa Koreja e Jugut vendosi sistem demokratik. Dy shtetet, edhe pse kanë emra thuajse të njëjtë, por me vendndodhje të ndryshme gjeografike dhe popullata e tyre ka shumë ngjashmëri si etni, në tërësi kanë raporte jo të mira diplomatike

/D.Xh/ 

 

 

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet