×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Loja ping-pong me idenë për heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri

Heqja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nga udhëheqësit e institucioneve të të dyja shteteve, ishte paralajmëruar me një pompozitet mjaft të madh.

Por, në praktikë, të dy qeveritë më shumë kanë hedhur topin në fushën e njëra tjetrës për veprimet që duhen ndërmarrë. Përderisa njohësit e çështjeve ekonomike, këtë nismë e shohin më shumë si populiste dhe për nevoja të politikës ditore.

Së fundmi, ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ai i cili në emër të institucioneve të Kosovës tha se autoritetet e Kosovës janë të gatshme menjëherë për nxjerrjen e një vendimi që mundëson heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri.

“Do të ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të merr këtë vendim”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidhë këto dy shtete.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se deklaratat e vazhdueshme të liderëve të dy shteteve për heqje të kufirit janë populiste, të cilat, sipas tij, nuk janë koherente në rrugëtimin drejt familjes evropiane.

“Duhet të kuptohet që rruga e Kosovës është partneriteti me shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zbatimi i të gjitha normave dhe kushteve që parasheh CEFTA dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe eliminimi i barrierave duhet të jetë cak i qëllimeve edhe për presidentin, por edhe të tjerët, pasi që nuk mund të bisedohet për integrim evropian nëse humbim kohë duke prodhuar barriera për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve dhe në këtë drejtim duhet të jetë fokusi”, thotë Gërxhaliu.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Të dy vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që i lidhin më lehtë të dy shtetet.

Ndërkohë, qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara shumë marrëveshje, të cilat si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana ishin prezantuar se kanë si qëllim të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve. Por, në praktikë, sipas Gërxhaliut, shumë prej këtyre marrëveshjeve nuk zbatohen dhe bizneset janë ato të cilat në vazhdimësi janë ankuar për procedura burokratike.

“Shprehja e guximit politik, nënkupton kur të bëhen hapa konkretë në eliminimin e barrierave, në eliminimin e krimit të organizuar dhe krijimi i një qasjeje më proaktive për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara të cilat kanë mbetur në letër. Bashkëpunimi ekonomik duhet të lirohet nga politika, duhet të lirohet nga patriotizmi folklorik, nga emocionet. Në këtë drejtim, nuk duhet të ndërtojmë bashkëpunim ekonomik në populizëm, por në interes dhe fizbilietet në të dyja palët”, thotë Gërxhaliu.

Heqja e kufirit Kosovë – Shqipëri e premtuar vite me parë, tani duket të jetë edhe më e komplikuar, pasi që për një vendim të tillë nga Prishtina dhe Tirana, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama kërkohet një marrëveshje rajonale.

Por, opinionisti nga Tirana, Armand Shkullaku në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se çështja e kufirit Kosovë – Shqipëri mund të arrihet mes dy shteteve, pa pasur marrëveshje edhe me vendet tjera të rajonit.

“Nuk mund të përjashtohet Serbia nëse bëhet fjalë për një marrëveshje rajonale, por unë mendoj se për të arritur një objektiv të parë të tillë, fillimisht na duhet një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia ka një rol dhe duhet të ketë një rol sa i përket marrëveshjeve të reja që mund të arrihen në rajon, por më parë duhet të kemi një marrëveshje Tiranë – Prishtinë, e pastaj me një mendim të unifikuar mund të paraqitemi në çdo lloj projekti apo plani tjetër që mendohet për Ballkanin”, thotë Shkullaku.

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është absurditet që të kërkohet pajtimi i Serbisë për vendimet që mund t’i marrin dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria.

“Një vendim i tillë për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të duartrokitet në vendet që nuk e duan të ardhmen e përbashkët të dy shteteve dhe orientimit tonë apo tek kërcënimet boshe që mund të vinë për këtë akt nga Bashkimi Evropian plotësisht i lodhur dhe i paaftë për vendime strategjike për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Heqja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte paralajmëruar në kuadër të disa takimeve që kanë zhvilluar qeveritë e dy vendeve, ishte margjinalizuar si ide pas nismës rajonale për “Mini-Shengenin” ballkanik, pjesë e të cilit nuk është Kosova.

“Mini-Shengeni” ballkanik ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke lënë nën hije edhe dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme të nënshkruara ndër vite mes dy shteteve./REL/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zoran Zaev: Nuk pranoj një shqiptar për kryeministër pa marrë parasysh çmimin

Zoran Zaev: Nuk pranoj një shqiptar për kryeministër pa marrë parasysh çmimin

Publikuar më 11.07.2020
Zoran Zaev ka deklaruar se nuk e pranon një shqiptar për kry...

Zoran Zaev ka deklaruar se nuk e pranon një shqiptar për kryeministër pa marrë parasysh çmimin. Deklarata e kreut të LSDM-së është bërë dje në mbrëmje në një intervistë për TV Telma. “Unë kam thënë që nuk kam paragjykime për një kandidat të ndonjë etnie për ndonjë pozicion. BDI nuk vendos, qytetarët vendosin. Shantazhet nuk […]

Lexo më shumë

“Nuk mundem t’ua fal”, nëna kërkon përgjigje 25 vjet pas genocidit në Srebrenicë (VIDEO)

“Nuk mundem t’ua fal”, nëna kërkon përgjigje 25 vjet pas genocidit në Srebrenicë (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2020
Njëzetepesë vjet më parë, më shumë se 8,000 burra dhe djem m...

Njëzetepesë vjet më parë, më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë, masakër kjo e cila u shpall zyrtarisht si genocid. Data 11 korrik shënon përvjetorin e zymtë të asaj ngjarjeje- vrasjen më të madhe masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. […]

Lexo më shumë

Vuçiç tregon bisedimet me Merkel dhe Makron: Serbia nuk pranon ultimatume

Vuçiç tregon bisedimet me Merkel dhe Makron: Serbia nuk pranon ultimatume

Publikuar më 10.07.2020
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas bisedes...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas bisedes me presidentin Emanuel Macron, se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, por nuk pranon ultimatume. “Pala shqiptare doli me kërkesa që ata i shkruajtën me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në OKB, që […]

Lexo më shumë

Diplomati europian: Ndryshimi i kufijve Kosovë – Serbi që u përkrah nga Mogherini, s’është më në tryezë

Diplomati europian: Ndryshimi i kufijve Kosovë – Serbi që u përkrah nga Mogherini, s’është më në tryezë

Publikuar më 10.07.2020
Wofgang Petritsch, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në b...

Wofgang Petritsch, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 1998-1999 thotë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që u mbështet nga ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogerini dhe ekipi i saj negociues duket se nuk është më në tryezën e BE-së. Petritsch kishte folur më parë për […]

Lexo më shumë

Rritja masive e infektimeve/ Kryeministri i Kosovës: Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme

Rritja masive e infektimeve/ Kryeministri i Kosovës: Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme

Publikuar më 10.07.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëj që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ai tha se një vendim i tillë merret nga ana e Kuvendit të Kosovës në bazë të vlerësimeve të cilat do të shqyrtohen të dielën nga […]

Lexo më shumë

Protesta të dhunshme në Greqi/ Kreu i opozitës: Qeveria po i paraprin asaj që do të ndodhë në vjeshtë me…

Protesta të dhunshme në Greqi/ Kreu i opozitës: Qeveria po i paraprin asaj që do të ndodhë në vjeshtë me…

Publikuar më 10.07.2020
Dhuna shpërtheu në Athinë të enjten vonë gjatë një demonstra...

Dhuna shpërtheu në Athinë të enjten vonë gjatë një demonstrate masive kundër një ligji të ri për të frenuar protestat publike, duke lënë gjashtë oficerë policie të plagosur. Një grup protestuesish hodhën bomba tymuese ndaj policisë jashtë parlamentit, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Policia tha se arrestoi nëntë persona dhe shoqëroi 15 të […]

Lexo më shumë

Situatë e rëndë në Serbi, s’ka vend në spitale për të sëmurët me Covid

Situatë e rëndë në Serbi, s’ka vend në spitale për të sëmurët me Covid

Publikuar më 10.07.2020
Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja...

Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë. “Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe […]

Lexo më shumë

Video-përgjimi në prag të zgjedhjeve/ Zoran Zaev ofendon shqiptarët: “A nuk vlejnë as për…..

Video-përgjimi në prag të zgjedhjeve/ Zoran Zaev ofendon shqiptarët: “A nuk vlejnë as për…..

Publikuar më 10.07.2020
Ish-kryeministrit të Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetarit...

Ish-kryeministrit të Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i është bërë publike një përgjim ku dëgjohej duke ofenduar shqiptarët. Indeksonline ka siguruar bisedën ndërmjet Zaevit dhe një “X” personi. Biseda kryesore është për vota. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”. Më pas, “X”-i i thotë ish-kryeministrit se […]

Lexo më shumë