Lleshaj thyen heshtjen për videoskandalin e turpshëm, në kontraditë me veten

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thyer më në fund heshtjen pas publikimit të një videoje, ku shfaqej një polic duke bërë veprime të turpshme në adresë të një 15-vjeçarje.

Lleshaj shkruan në një postim në “Twitter” së policët nuk janë të tij, po të Shqipërisë. Po ashtu shton se  ai identifikohet me policët që arrestuan sot kolegun e tyre, të cilin ministri ne quan një pervers.

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”, shprehet ai.

Por duket se Lleshaj është në kontradiktor me veten, pasi të tjera deklarata do të bënte ndërkohë që sapo u emërua ministër.

Pasi mori detyrën ai u shpreh: “Nëse shihni një polic të dehur, ai polic jam unë. Nëse shihni një polic që sillet keq me qytetarin, ai polic jam unë”.

Kësisoj natyrshëm lind pyetja: A duhet të japë dorëheqjen ministri Lleshaj për të mbajtur zotimin e dhënë në media?

Mesa duket deri më tani nuk ka shenja që një gjë e tillë të ndodhë, dhe përgjegjësia duket se do të mbetet si gjithmonë vetëm individuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet