Liverpul “thyen” Bajernin në shtëpi, Barça fiton me “poker” ndaj Lyon-it (VIDEO)

Liverpuli dhe Barcelona janë dy çerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve.

Livepuli mposhti me shifrat 1-3 në shtëpi Bajernin e Mynihut, ndërkohë që Barcelona fitoi me rezultatin tenistik 5-1 ndaj Lyon-it në “Camp Nou”.

Për “Të kuqtë” shënoi dy herë Mane ndërsa goli tjetër mban firmën e Van Dijk. Ndërkohë Bajerni ia doli të tundë vetëm një herë rrjetën falë autogolit të Matip.

Ndërkaq në sfidën tjetër vendosi një dopietë e Mesit, golat e Kutinjos, Pikesë, ndërsa vulosi gjithçka Dembele. Lyon u duk sikur ndezi shpresën Tousart, por reagimi i katalanasve ishte i pamëshirshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet