Shkarkohet pas 5 vjetësh drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Lirohet nga detyra drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani.

Kjo e fundit është shkarkuar sot pas një mbledhje të Këshillit të Ministrave, si propozim i ministres së Kulturës.

Persida Asllani u emërua në krye të Bibliotekës Kombëtare në vitin 2014, në vend të Aurel Plasarit.

Nuk dihen shkaqet e shkarkimit të saj nga detyra si dhe emri i drejtorit apo drejtoreshës së ri të Bibliotekës Kombëtare.

Vlen për t’u theksuar që Biblioteka Kombëtare shpalli qershorin e vitit të shkuar gjendjen e emergjencës pas përmbytjes ku u dëmtuan rreth 12 mijë botime, libra dhe materiale të tjera.

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet