Lirohet nga burgu, “Babalja” flet nga Kosova: Kam frikë

Para një ore u bë e ditur se shtetasi shqiptar Albert Veliu është lënë i lirë nga gjykata e Prishtinës, edhe pse u arrestua dje nga polica kosovare për llogari të drejtësisë së vendit tonë. “Babalja” ose “Dëshmitari X”, pas lënies së qelisë së paraburbimit në Kosovë, ka folur për mediat shqiptare dhe ka deklaruar se ka frikë të kthehet në vend.

Gjatë një komunikim telefonik me “News24”, Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri. Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata nuk e pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest të Babales, pasi për shtetasin në fjalë vijojnë ende procedurat për azil, shpjegoi avokati. Nga ana tjetër, procedurat për ekstradimin e tij vijojnë ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet