Liqeni misterioz nën sipërfaqen e detit, i cili vret… (Video)

Në Gjirin e Meksikës, afër bregut të New Orleans, një kilometër nën sipërfaqen e detit, është një liqe. Liqeni misterioz është quajtur edhe “jacuzzi i dëshprimit” sepse vret gati çdo qenie të gjallë e cila ka fatin e keq të futet në këtë liqe, shkruan Los Angeles Times.

Uji në këtë liqe është pesë herë më i kripur se sa uji i detit, dhe përmbanë përqëndrim të madh metani dhe sulfur hidrogjeni, që është edhe arsyeja pse nuk përzihet me ujin e detit që e rrethon.

Përqëndrimi i këtyre elementëve është vdekjeprurës për njerëzit dhe kafshët, dhe në këto kushte mund të mbijetojnë vetëm bakteriet, karkalecat dhe krimbat.

“Kjo është njëra ndër gjërat më të jashtëzakonshme që kemi gjetur në thellësit e detit. Në fund të oqeanit, shikoni liqenin dhe lumin që rrjedhë. Krijoni ndjesinë se jeni në një botë tjetër,” rrëfen profesori i biologjisë në Universitetin Temple, Erik Cordes, i cili e ka zbuluar liqenin.

Diametri liqenit është rreth 30 metra, ndërsa thellësia është rreth 3.5 metra. Bregu nënujor është i rrethuar nga mbetjet e gaforreve që kanë përfunduar në liqen, në kërkim të ushqimit dhe midhjeve të mëdha, në të cilat jetojnë bekteriet që ushqehen me metan dhe sulfur hidrogjeni.

Ekipi i studiuesve të udhëhequr nga Cordesi, solli mostra të qenieve të gjalla që kishin përshtatur jetesën e tyre në kushte me përqëndrim aq të lartë të kripës dhe nivelit shumë të ulët të oksigjenit.

“Qeniet që u janë përshtatur kushteve të tilla ekstreme në tokë, mund të jenë të ngjashme me qeniet që mund të zbulohen në planetet tjera”, shpjegoi ai.

Të tjera

Abissnet