Lindja e pesënjakëve në mënyrë natyrale, rast i rrallë 1 në 60 milionë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një grua keniane ka kryer një lindje natyrale pesënjakësh këtë të diel në Turqi. Lindja e pazakontë në një qytet të vogël në perëndim të Turqisë solli në jetë tre djem dhe dy vajza.

Një lindje e tillë, ku një nënë të mbetet shtatzënë me pesënjakë pa një trajtim hormonal, sipas ekspertëve është një rast i rrallë. Kjo gjë ka shans të ndodhë një në 60 milionë raste.

Jacintah Akinyi, nëna 30-vjeçare, “filloi lindjen në shtëpi. Kur arriti në spital, ajo kishte lindur dy fëmijë, të cilët, për fat të keq nuk mbijetuan”,- tha John Malago, drejtoi i spitalit ku u krye lindja.

Më vonë, ajo solli në jetë edhe dy vajza dhe një djalë, të cilët gëzojnë shëndet të mirë. Të gjithë fëmijët peshojnë nga 1.6 dhe 1.9 kilogramë. Malago tha se nëna nuk ishte ndjekur nga asnjë doktor gjatë të gjithë muajve të shtatzënisë.

Akinyi është tashmë nënë e 4 fëmijëve dhe kjo ishte lindja e saj e gjashtë pasi ajo ka humbur edhe një fëmijë pak kohë më parë. Në Turqi, vetëm dy gra kanë kryer lindje të suksesshme pesënjakësh. E dyta që ka lindur pesë vajza në shkurt të 2016-ës ishte nga një provincë e Bursa-s.