Linda Rei për Vera Grabockën: Po nuk e di a ka zemër? A është kafshë apo njeri ky person?

Publikuar më 09. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Linda Rei këto muaj ka qenë ndër personazhet më të përfolur në median roze pasi me ardhjen e saj shumë shqiptare kanë reflektuar dhe një pjesë prej tyre i kanë lënë paragjykimet pas.

Mund të themi se Linda është e para shqiptare që ka bërë publike ndryshimin e gjinisë. Ajo së fundmi ka qenë konkurrente në “Dance With Me” por nuk kaloi shumë dhe Linda u tërhoq nga ky format. Dhe arsyen pse iku nga DËM ajo e ka treguar në emisionin “Pop Culture”.

Linda tregoi se ishte ndjerë shumë keq tek ky program dhe se edhe kur ishte e sëmur i kërkohej të bënte show, shkruan Intv.

Duke shtuar për Vera Grabockën: “Po nuk e di a ka zemër? A është kafshë apo njeri ky person?” Ajo ka vazhduar të tregojë se e ka përjetuar si një makth këtë eksperiencë në spektaklin e Verës dhe Alketa Vejsiut, pasi jeta e saj “normale është më e bukur” ka shprehur Linda.