Ligji zgjedhor Rosatellum hidhet në votim përfundimtar, ja votimi në Dhomën sekrete

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Romë – Ndërkohë që opozita italiane ka protestuar fuqimisht përpara parlamentit të Italisë, në brendësi të tij është bërë një votim përfundimtar për ligjin elektoral, njohur ndryshe edhe si ligji Rosatellum. Ky ligj vjen pas një sërë reformash kushtetuese që kanë kaluar në parlament që nga data 4 dhjetor e vitit të shkuar, por se u hodh poshtë ky ligj në atë kohë nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Italisë. Kjo ishte një përpjekje e fundit sa duket që më në fund të kemi një sistem zgjedhor të duhur dhe jo të komplikuar apo abuzues, ku përfitojnë partitë e mëdha italiane, në rastin konkret.

Sot në parlamentin italian kishte një votim masiv në lidhje me ligjin Rosatellum. Plot 309 vota kanë qenë “pro”, 87 ishin “jo” dhe 6 kanë qenë “abstenim”. Deputetët kanë votuar. Deputetët kanë votuar nën një lloj presioni dhe se duket se votat ishin të mira e se edhe presidenti do të japë “ok” e tij. Deputetët kanë dhënë dritën jeshile edhe për  projekt-ligjin e reformës zgjedhore me 372 vota pro, 149 kundër dhe 6 abstenim. Në mbrëmje ishte votimi i fshehtë. Kështu tashmë hapet rruga që italianët të mund të zgjedhin në parlament një kandidat për një zonë të caktuar të banuar nga shumë persona dhe të mos kemi të zgjedhur nga ana e kryetarët të partive politike. Shumë deputetë opozitarë kanë deklaruar se nëse ligji bëhet edhe praktik, atëherë do të mund të kemi një sistem politik, ku deputeti del drejtpërdrejt nga populli dhe jo nga partitë. Ligji u mbështet nga gjithsej 441 deputetë, 283 deputetë të PD, 50 të Forza Italia, 23 nga zonat popullore, 19 nga Liga, 14 nga Liga qytetarë dhe Inovatorët, 6 nga Pakicat Gjuhësore, 17 nga Zgjedhja Qytetare, 12 nga Qendra Demokratike, 11 nga Drejtimi i Italisë, 6 nga UDC.  Në lidhje me këtë ligj janë skeptikë deputetët e PD, që kanë frikë nga një “kaos politik”, kurse forcat e tjera kanë rënë dakord.

/D.Xh/