Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, ish-ministri: Nëse shqiptarët do të ishin të bashkuar…

Në Parlamentin e Maqedonisë u votua Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.
Një vendim të tillë e ka përshëndetur edhe ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj. Sipas tij miratimi i gjuhës shqipe erdhi si pasojë e rritjes së fuqisë politike, ekonomike dhe diplomatike të shqiptarëve atje.
Në një status në Facebook, Demiraj shkruan se “nëse të gjithë shqiptarët do të ishin të bashkuar kudo ku jetojnë dhe nëse do kishin qeverisje më kombëtare, të pakorruptuar dhe serioze që do të mendonte së pari për Kombin dhe popullin e tyre, atëherë dhe niveli i jetesës së tyre dhe integrimi në BE do ishte bërë me kohë”.
Statusi i plotë
Të nderuar bashkëkombas!
Miratimi në FYROM i gjuhës shqipe është një hap i madh dhe i rëndësishëm, i cili padyshim që është i vonuar por erdhi jo si dëshirë e maqedonasve, por vetëm si pasojë e rritjes së fuqisë politike, ekonomike dhe diplomatike të Shqiptarëve atje dhe jo vetëm.
Nëse të gjithë shqiptarët do të ishin të bashkuar kudo ku jetojnë dhe nëse do kishin qeverisje me kombëtarë, të pakorruptuar dhe seriozë që do të mendonte së pari për Kombin dhe popullin e tyre, atëherë dhe niveli i jetesës së tyre dhe integrimi në BE do ishte bërë me kohë.
Suksese vëllezërve në FYROM dhe së shpejti për herë të parë dhe me një President Shqiptar.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet