×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Liga Profesioniste i përgjigjet qeverisë: Nuk i keni dhënë zgjidhje katër kërkesave tona

Ekipet e futbollit të Kategorisë Superiore kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin e futbollit derisa qeveria  të plotësojë katër kërkesat e artikulara më herët. Ky vendim u mori formën e tij të prerë në mbledhjen e përfaqësuesve të Ligës Profesioniste e cila u mbajt gjatë ndeshjes së Kombëtares në Minsk.

Ndërkohë sot, Liga ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Dritan Kadia. Ky i fundit vazhdon me qëndrimin se kryeministri është i vetmi, që ka fuqinë ta zgjidhë këtë problem dhe ka katër pyetje për Yllin dhe Denajn në lidhje me deklaratat e tyre të djeshme.

Reagimi i plotë:

I dashur zoti Fidel!

E ndoqa me vëmendje konferencën e shtypit që ju dhe Ministria e Financave, zonja Denaj dhatë dje për mediat.

T’ju them të drejtën prisja një qëndrim më mbështetës për kërkesat e Ligës, të cilat në fakt janë premtime të drejtpërdrejta e të bëra fjalë për fjalë, nga Kryeministri përpara 18 muajsh.

Sigurisht që është e drejta juaj të bëni politikë me gjithçka, por komuniteti i futbollit nuk ndihet i nderuar nga kjo prirje. Konferenca e djeshme e shtypit nuk i dha përgjigje disa pyetjeve:

1) Pse nuk i përmbushni, derisa i konsideroni të drejta kërkesat e Ligës?

2) A janë prej kohësh të njohura për qeverinë kërkesat e ligës?

3) Përse ministria e financave do të bisedojë me ne, kur ajo dhe qeveria, siç deklaroi edhe dje, janë kundër kërkesave të ligës?

4) Pse qeveria bën një të ashtuquajtur ligj për sponsorizimet që nuk e ka asnjë vend europian e ballkanik? Pse nuk miraton një ligj si Maqedonia, Kosova, Hungaria, Gjermania etj etj, “Ligjin për sponsorizimin”, që propozon Liga?

Unë si Sekretar i Ligës mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo informacion që ju kërkoni. E përsëris edhe një herë ftesën në adresën tuaj, të vini për një takim në selinë e ligës.

Gjithashtu, ju lutem t’i përcillni Kryeministrit, si i vetmi person që mund të krijojë një vullnet politik të shumicës për zgjidhjen e katër kërkesave, gatishmërinë e përfaqësuesve të tryezës së presidentëve për tu takuar e biseduar me të.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit

Dritan Kadia.

Tiranë, më 16 shtator 2020

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Testi i COVID-19 një broçkull e madhe”, çfarë po i ndodh Cristiano Ronaldos

“Testi i COVID-19 një broçkull e madhe”, çfarë po i ndodh Cristiano Ronaldos

Publikuar më 28.10.2020
Lojtari kryesor i Juventusit rezultoi sërish pozitiv në test...

Lojtari kryesor i Juventusit rezultoi sërish pozitiv në testin e radhës për COVID-19. 35-vjeçari ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mungesa e tij në ndeshjen që pritet të zhvillohet këtë të mërkurë mes Barcelonës dhe Juventusit, e ka mërzitur edhe më shumë. CR7 ka postuar një fotot në “Instagram” para pak […]

Lexo më shumë

‘E papranueshme, lajme të rreme’! Pogba kritikon pretendimet se do largohet nga ekipi francez në shenjë hakmarrje për deklaratat e Macron

‘E papranueshme, lajme të rreme’! Pogba kritikon pretendimet se do largohet nga ekipi francez në shenjë hakmarrje për deklaratat e Macron

Publikuar më 26.10.2020
Paul Pogba nuk po e lë futbollin ndërkombëtar si hakmarrje n...

Paul Pogba nuk po e lë futbollin ndërkombëtar si hakmarrje ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron që pretendon se Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar. Sipas burimeve të ndryshme të lajmeve në Lindjen e Mesme, ylli i Manchester United – i cili është një mysliman – ‘dha dorëheqjen’ pas komenteve të bëra nga Macron […]

Lexo më shumë

Formula 1/ Hamilton thyen rekordin e Schumacher, merr fitoren e 92-të në karrierë

Formula 1/ Hamilton thyen rekordin e Schumacher, merr fitoren e 92-të në karrierë

Publikuar më 25.10.2020
Luis Hamilton ka thyer sot në Portugali rekordin historik të...

Luis Hamilton ka thyer sot në Portugali rekordin historik të Michael Schumacher duke marrë fitoren e 92-të në karrierën e tij në Formula 1. Britaniku trimfoi në ”Portuguese Grand Prix” pasi la pas Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.  Në fund të garës publiku duartrokiti arritjen historike të Hamilton që 14 vite më parë, kur ai […]

Lexo më shumë

Rritet kriza/ Italia i rikthehet ndeshjeve pa tifozë, qeveria ‘kyç’ stadiumet të paktën për 1 muaj

Rritet kriza/ Italia i rikthehet ndeshjeve pa tifozë, qeveria ‘kyç’ stadiumet të paktën për 1 muaj

Publikuar më 25.10.2020
Italia do i rikthehte ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Qeve...

Italia do i rikthehte ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Qeveria ka nxjerrë dekretin e ri që hyn në fuqi të hënën për të kyçur sërish stadiumet për tifozët. Duket se dhe Italia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 pasi dy ditët e fundit ka shënuar rreth 20 mijë raste. Me masat kufizuese qeveria […]

Lexo më shumë

Po udhëtonte drejt Italisë, pëson aksident lojtari i njohur

Po udhëtonte drejt Italisë, pëson aksident lojtari i njohur

Publikuar më 24.10.2020
Një lajm i rëndë vjen nga sulmuesi i njohur i Ascolit. Nikol...

Një lajm i rëndë vjen nga sulmuesi i njohur i Ascolit. Nikola Ninkovic, ka pësuar aksident, teksa po udhëtonte drejt Italisë  dhe më pas do të grumbullohej me skuadrën për të udhëtuar në Salerno kundër Salernitanës ,përballje kjo e vlefshme për javën e 5-të të Serie B. Sipas mediave serbe , sulmuesi i lindur në […]

Lexo më shumë

Bojkoti i Kategorisë Superiore drejt fundit? Armand Duka tregon takimin me kryeministrinën

Bojkoti i Kategorisë Superiore drejt fundit? Armand Duka tregon takimin me kryeministrinën

Publikuar më 23.10.2020
Duket se bojkoti i Superiores po vjen drejt fundit. Kryemini...

Duket se bojkoti i Superiores po vjen drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës Shqipatrë të Futbollit, Armand Duka, ku ndër të tjera mësohet se palët po vijnë drejt një zgjidhje për çështjen e bojkotit të Ligës Superiore. Takimi i paralajmëruar që prej ditës së hënë është zhvilluar ditën […]

Lexo më shumë

Sërish pozitiv me koronavirus, Ronaldo shfaqet i qeshur dhe na tregon ndryshimin në pamje (Foto)

Sërish pozitiv me koronavirus, Ronaldo shfaqet i qeshur dhe na tregon ndryshimin në pamje (Foto)

Publikuar më 22.10.2020
Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me koromnaviru...

Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me koromnavirus dhe ky fakt është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare. Përgjigja e tamponit të radhës së yllit të futbollit portugez ka mërzitur tifozët e Juventusit. Pas rezultatit Ronaldo do të detyrohet të vazhdojë qëndrimin i izoluar në shtëpinë e tij. Sipas raportimit të “Marca”, kjo do të […]

Lexo më shumë

Futbollisti largohet i ‘gjakosur’ nga organet gjenitale, si është gjendja e tij

Futbollisti largohet i ‘gjakosur’ nga organet gjenitale, si është gjendja e tij

Publikuar më 19.10.2020
Fubollisti, Gustavo Henrique, mbrojtësi i Flamengos, u largu...

Fubollisti, Gustavo Henrique, mbrojtësi i Flamengos, u largua nga fusha e ndeshjes së ekipit të tij kundër Corinthians, këtë të dielë (18), pasi u dëmtua në organet gjenitale. Nga fotot duket edhe gjaku në pantallona. Lojtari pësoi një prerje të rajonit intim dhe duhej të linte fushën për të marrë pjesë dhe për të ndryshuar […]

Lexo më shumë