Liga e Kampioneve, kualifikohet Roma dhe Sevilla

Roma dhe Sevilla janë ekipet që shkojnë më tutje në Ligën e Kampioneve. Roma mundi 1:0 ekipin e Shaktar Donjeck. Dzeko shënoi gol në minutën e 52 të takimit. Ordest nga miqtë mori karton të kuq në minutën e 80, gjë e cila ka bërë që Shaktar të mos ketë mundësi të përballet dot me furinë e romakëve.

Në ndeshjen tjetër, Sevilla ka bërë mrekullinë dhe fitoi 1:2 në fushën e Mançester Junajtid. Ekipit spanjoll i mjaftonte edhe një barazim me gola. Surprizat erdhën në pjesën e dytë të takimit. Dy gola shënuan mysafirët dhe ata me anë të Yeddeer. Luklaku shënoi një gol për Mançester, por aspak i vlefshëm. Kështu, edhe Sevilla kaloi në fazën tjetër, atë të çerek-finaleve.

/D.Xh/

 

 

Të tjera

Abissnet