Liga e Kampionëve/ Barça po fiton me Lionin, Bajerni barazon Liverpulin (VIDEO)

Kanë përfunduar pjesët e para të dy përballjeve të fundit të vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Bajerni ka barazuar në shifrat 1-1 përballë Liverpulit, ndonëse ishin anglezët që kaluan të parët në avantazh.

“Të Kuqtë” gjetën rrugën e rrjetës në minutën e ’26 me Mane, ndërsa shifrat u barazuan pas autogolit të Matip në të 39-ën minutë.

Kujtojmë që një barazim 1-1 kualifikon Liverpulin për shkak se ka barazuar pa gola në takimin e parë të luajtur në shtëpi.

Ndërkaq në sfidën tjetër Barcelona e ka mbyllur me fitore 2-0, 45-minutëshin e parë të sfidës në “Camp Nou”. Për blaguranët shënuan Mesi me penallti në minutën e ’18, ndërsa dyshoi shifrat Kutinjo në minutën e ’31.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet