Lidhje serioze! Dua Lipa shoqëron të dashurin dhe motrat Hadid në funeralin e gjyshes (Foto)

Lidhja e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Anwar Hadid tani më ëhstë serioze dhe familjare. Së fundmi këngëtarja është fotografuar teksa shoqëron modelet Hadid dhe të dashurin e saj në funeralin e gjyshes së tyre.

Dua Lipa duket e veshur me të zeza, teksa i qëndron pranë të dashurit të saj 2 vite më të vogël. Një fakt i tillë tregon se tanimë 23-vjeçarja dhe Anwar kanë vendosur që lidhja e tyre të jetë familjare.

Edhe vetë Anwar kalon mjaft kohë me familjen Lipa, ndërsa pak javë më parë i shoqëroi edhe në Prishtinë më koncertin e madh “Sunny Hill” që organizoi e dashura e tij dhe Dukagjin Lipa.

Lidhja e Dua Lipës dhe vëllait të vogël të modeleve Hadid nuk u komentua mjaft mirë në fillimet e saj, pasi këngëtarja sapo i kishte dhënë fund lidhjes së gjatë me kuzhinierin, Isaac Carew.

 



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet