Libri i ri që pretendon se Albert Camus u vra nga KGB-ja

Gjashtëdhjetë vjet pasi nobelisti francez Albert Camus vdiq në një aksident automobilistik në moshën 46-vjeçare, një libër i ri po argumenton se ai u vra nga spiunët e KGB-së në shenjë hakmarrjeje për retorikën e tij anti-Sovjetike.

Teoria e autorit italian Giovanni Catelli daton që prej vitit 2011, kur do të shkruante në gazetën “Corriere della Sera” se kish zbuluar shënime në ditarin e poetit dhe përkthyesit të njohur çek Jan Zabrana, që të çojnë drejt idesë se vdekja e Camus nuk ka qenë thjesht një aksident. Tani Catelli është thelluar në kërkimet e tij, përmes një libri të me titull “Vdekja e Camus”.

Sipas versionit zyrtar, Camus ndërroi jetë më 4 janar 1960, kur botuesi i tij Michel Gallimard humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Tre vite më parë, autori i “I huaji” dhe “Murtaja” kishte fituar Çmimin Nobel për “ndriçimin e problemeve të ndërgjegjes njerëzore në kohët tona”.

Catelli beson se një fragment në ditarët e Zabrana-s shpjegon se si ishte çarë qëllimisht përmes një pajisje goma e automjetit ndërsa makina udhëtonte me shpejtësi të lartë.

“Duket se Shërbimeve Inteligjente iu deshën tre vjet për ta kryer urdhrin”, thuhet në ditarin e Zabranas. Kujtojmë që Camus kishte nisur të ishte një kritik i ashpër i veprimeve sovjetike në vjeshtën e vitit 1965. Ai mbështeti gjithashtu publikisht autorin rus Boris Pasternak, që shihej si anti-sovjetik.

Në librin e tij Catelli sjell dëshmi të gruas së ve të Zabrana-s, dhe heton depërtimin e KGB-së në Francë. Avokati francez Jacques Vergès shprehej gjithashtu i sigurtë se aksidenti ishte inskenuar nga një seksion i KGB-së me miratim të inteligjencës franceze.

Catelli argumenton se fakti që zëri i Camus po ndikonte në marrëdhëniet franceze-sovjetike dhe “personazhi i shquar Camus,  qëndroi në sytë e popullit francez si një kujtesë e imperializmit mizor të BRSS”.  “Si qeveria franceze, ashtu edhe ajo sovjetike do të kishin përfituar shumë nga heshtja e kësaj kujtese shqetësuese. Asnjë hetim nuk u krye siç duhet”, tregon ai.

Catelli tha se teoria e tij nuk kishte marrë miratimin e vajzës së Camus, Catherine, e cila botuesin Gallimard të citonte nga babai i saj.

Libri është botuar megjithatë në Francë, Argjentinë dhe Itali dhe mori mbështetjen e Paul Auster, që i konsideroi bindëse argumentet e Catelli-t.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet