×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku zgjedhim të pushojmë. Në valixhen e rrobave duhet të keni me vete patjetër edhe një libër, ndaj ne ju kemi sjellë sugjerimet më të mira për verën e këtij viti.

Përkthyesja e njohur dhe njëherësh kryeredaktorja e shtëpisë botuese “Pegi”, Aida Baro, tregon për “Shekulli”-n 10 librat që duhen lexuar patjetër këtë verë. Nga dashuria tek historitë frymëzuese, nga klasikët botërorë tek shkrimtarët e rinj, sugjerimet nga Baro janë të shumëllojshme. Në këtë “paketë” librash nuk mungojnë edhe disa propozime për fëmijë, që nuk duhet të lënë pas dore për asnjë moment leximin, pavarësisht përfundimit të vitit shkollor.

Më poshtë lista me libra që duhet të lexoni gjatë verës së 2020-tës përgatitur nga Aida Baro.

Unë e di pse këndon zogu në kafaz – Maya Angelou

“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit. Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për t’iu kundërvënë çdolloj paragjykimi.

Nga veranda jote duket shtëpia ime – Elvis Malaj

Është një libër me 12 tregime, ku me shumw humor dhe ironi, vihen në dukje dallimet kulturore mes shqiptarëve dhe italianëve, e sidomos të të rinjve shqiptarë të brezit të dytë të rritur në Itali, që enden mes dyzimit të përhershëm mes dy kulturave.

Ringjallja e erosit – Esther Perel

Ka një pikë në marrëdhëniet në çift, ku pasioni dhe dëshira fillon e zbehet e ndonjëherë venitet. Esther Perel, përmes rasteve konkrete që ka trajtuar, na tregon shkaqet dhe mënyrat e ndryshme të ringjalljes së dëshirës seksuale, pasionit mishtor si një prej bazave kryesore të mbarëvajtjes së çiftit.

Të bukur dhe të mallkuar – Francis Scott Fitzgerald

Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e lartë amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantët aristokratë të Periudhës së Jazz-it, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve ’20, të shekullit të kaluar: janë të pashëm, sipërfaqësorë, në kërkim të kënaqësive dhe vanitetit.

Përçmimi – Alberto Moravia

Me një bisturi të hollë psikologjike, Moravia na rrëfen një marrëdhënie në krisje e sipër. Çfarë e shtyn një grua të arrijë deri në përbuzje ndaj bashkëshortit? A është alibia e të shoqit e vlefshme për atë dhe për lexuesin? Rrëfimi i bazuar dhe në historinë e Uliksit dhe të Penelopës na tregon se asgjë nuk është ashtu si duket, gjithmonë ka diçka që përpiqemi t’ia fshehim edhe vetes.

Ai sa kish mbushur të 17-tat (Të pathënat e Briggitte Macron) – Sylvie Bommel

Lidhja e dashurisë dhe më pas martesa mes Briggite dhe Emmanuel Macron, me një diferencë moshe prej 24 vjetësh ka bërë kureshtarë gjithë botën. Si është e mundur që një djalosh 17 vjeç të dashurohet me mësuesen e tij të letërsisë?

Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishin shtyrë Brizhitën të “shkatërronte vatrën e saj” për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’i mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? Ç’ mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait?

Sugjerime për fëmijë

Nuk jam një supermiush – Jeronim Stilton

Aventurat e Jeronim Stiltonit nuk kanë të sosur, kësaj radhe ai do të përfundojë në një xhungël, ku do t’i duhet të mbijetojë me anë të mësimeve që ka marrë në një kurs mbijetese ekstreme.

Top modele për një ditë – Tea Stilton

Tea, motra e Jeronim Stiltonit, ka krijuar një grup me emrin “Tea Sister’s” (Motrat Tea) dhe të pesta vajzat janë shoqe për kokë, që e ndihmojnë njëra-tjetrën sa herë ndihen në vështirësi.

Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël –  Ivana Brlic-Mazuranic

Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie, miqësie dhe dashurie.

Tre ujqit e vegjël – Evjenios Trivizas

Është një histori e bukur, ku tregohet se edhe njeriu më i egër mund të zbutet përballë bukurisë, kulturës dhe artit. I ndihmon fëmijët të kuptojnë se duke ushqyer shpirtin me gjëra të bukura, do të arrijnë shumë më tepër sesa me ashpërsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Publikuar më 24.08.2020
Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike jan...

Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj. Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në […]

Lexo më shumë

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë