Libra falas apo me të drejtë përdorimi

Saba Lama

Ka ditë që zëdhënësit e MAS, si dhe vetë kryeministri Rama, ka bërë të ditur në të gjithë vendin, këtë vit shkollor, për nxënësit e ciklit të ulët dhe, konkretisht për klasat ( l-IV. ), librat do të jepen falas. Por, sipas komentit që bëhet lidhur me librat që do tu jepen këtyre nxënësve, thuhet që ata duhet t’i mbajnë këto libra një vit shkollor dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, nxënësit që do t;i përdorin duhet t’i mbajnë pastër e të mos i zhgarravisin gjatë punës me to, më pas do t’u dorëzohen përsëri shkollave, për tu përdorur nga nxënësit e tjerë sipas klasave që diktuam si më sipër. Nisur nga komenti i bërë, mendoj se është paradoksal me shprehjen “libra falas”, pasi libra falas quhen librat  ( si ç’do mall tjetër që i dhurohet dikujt dhe ky i fundit bëhet pronar legjitim i tij, i cili ka të drejtë ta përdorë atë dhe ta administrojë sipas dëshirës së tij. Madje, nga shkencat ekonomike kemi mësuar se malli falas nënkupton edhe të drejtën që ka personi për t’ia shitur dikujt tjetër, nëse i intereson, pasi është vetë posedues i mallit.

Pra, në konceptin filozofik lidhur me këto që kemi mësuar, nënvizoj se librat që u shpërndahen nxënësve të sipërtreguar, këtë vit shkollor është e pranueshme vetëm shprehja : “ Jepen libra pa pagesë, por me të drejtë përdorimi. Pra, sipas kushtit që jepen ky kontigjent librash ( pa pagesë dhe me të drejtë rikthimi ), ato ende i administron shteti dhe shkolla ku dorëzohen, ndërsa nxënësit janë të detyruar t’i dorëzojnë shkollës librat që kanë patur në përdorim sipas afatit të caktuar, e nëse nuk respektohet ky kusht nxënësit përkatës vihen para përgjegjësisë për mospërmbushjen e detyrimit. Gjithashtu lidhur me shpërndarjen e librave që bëhet fjalë thuhet se kjo dukuri përbën një risi, por dua të theksoj se një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në kohën kur qeverisnin demokratët. Edhe në kohën e tyre janë shpërndarë libra falas në nivele të caktuara shkollimi. Pra fenomeni që ndodh, është i përsëritur. Duke përfituar nga rasti i problematikës që diktojmë, dua të falënderoj qeverinë aktuale për kujdesin dhe mbështetjen që u jep nxënësve të sipërtreguar lidhur me pajisjen e tyre me libra pa pagesë ( pra me të drejtë përdorimi dhe më pas me të drejtë kthimi brenda një afati të caktuar ). Aq më tepër ajo vlen për tu falënderuar se një praktikë të tillë synon ta vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, duke e shtrirë deri në klasën e 9-të, të arsimit 9-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet