Lezhë, kanosen me armë dy persona në Gjadër

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Dy persona mësohet të jenë kanosur me armë në Gjadër.

Sipas informacioneve të para, dy personat e kanosur në Lezhë janë motër dhe vëlla dhe janë ndaluar nga një makinë me tre persona.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre autorët janë identifikuar dhe është duke u punuar për kapjen e tyre.

/D.T/