Lëvizjet në Qeveri/ Nga sot Financat publike në duart e 5 femrave

Briselda Hoxha

Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero  janë dy zv/ministret e reja në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Vendimet janë marrë në mbledhjen e qeverisë pas largimeve të Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.

Adela Xhemali vjen nga një karrierë e gjatë në poste drejtuese. Ajo ka qenë drejtoreshë e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave dhe drejtoreshë në një drejtori në kryeministri, ndërsa Vasilika Vjero, ka pasur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, institucion ky, në varësinë e Ministrisë së Financave në Republikën e Shqipërisë dhe ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Me emërimin e dy zonjave të reja, tashmë Ministria e Financave ka dominim absolut me drejtuese femra. Kjo pasi në organikën me një drejtues ministër dhe 4 zv/ministra nga sot, pushtetin e institucionit të menaxhimit të parave e kanë femrat. Ministrja Anila Denaj do të ketë në tryezën e diskutimeve dhe marrjes së vendimeve zv/ministret Dajna Sorensen, Belinda Ikonomi, Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero.

Largimet në Ministri

Një muaj më parë nga posti i zv/kryeministrit iku zv/ministri Erjon Luçi, ndërsa dje radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi. Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë , është shprehur Haxhi, ndërsa motivet e këtyre dorëheqjeve duket se janë më të forta, pasi jo zyrtarisht ato duket se lidhen me pakënaqësi të brendshme, në procesin e  fiskalizimit me shkeljen e afateve. Ndërkohë, dorëheqja e Haxhit vjen pas një vendimi gjykate.

Para disa ditësh, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, rrëzoi vendimin e Ministrisë së Financave, që i anuloi licencën e shfrytëzimit të dyqaneve pa taksë në Aeroportin e Rinasit, duke i dhënë të drejtë kompanisë, “Albanian Duty Free Distribution”, me pronare Elona Çaushin, një vendim ky që rezultoi zhgënjyes për Ambasadën Amerikane dhe për qeverinë njëkohësisht. Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet