Lëvizjet e qytetarëve dhe hapja e bizneseve shtyhen me afat të pacaktuar, ja 8 urdhrat

Jeta publike dhe lëvizjet e qytetarëve në Shqipëri do të vijojnë të jenë të “paralizuara” me një afat të pacaktuar.

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur sot vendimet ku shtyhet afati i ndalimit të aktiviteteve deri në një afat të papërcaktuar. Më herët ishte caktuar data 3 prill, por situata e emergjencës me Covid-19 ka bërë që vendimi të zëvendësohet, me ‘deri kur të përfundojë gjendja e pandemisë të shkaktuar nga infeksioni i COVID-19”.

Kujtojmë që urdhërat e parë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e këtyre aktiviteteve u firmosën në 8 mars 2020, menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekura në vendin tonë.

Urdhëri 1: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 2:Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 3: Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 4: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 5: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 6: Për marrjen e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 8: Për mbyllen e kabineteve/ klinikave dentare deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

urdhri mbyllja aktiviteteve publike dhe jo publike

MSH 4MSH 5MSH 7MSH1MSH2MSH6

klinikat detnare

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet