Levan-Vlorë, makina në flakë, ja si shpëton drejtuesi i mjetit (VIDEO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Një makinë është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët në autostradën Levan-Vlorë.

Ngjarja ndodhi pranë Urës së Mifolit, duke krijuar momente paniku mes drejtuesve të mjeteve në rrugë.

Ndërkohë që është përfshirë nga flakët automjeti ka qenë në ecje, reagimi i shpejtë i drejtuesit, bëri që të shpëtojë.

Sapo ka pikasur flakët ai ka dalë nga makina tip “Fiat Punto” me targa AA418FT, duke shpëtuar pa lëndime. U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për vënien e flakëve nën kontrolli.

Ndërkaq, Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Levan-Vlorë, shpëton mrekullisht drejtuesi on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet