Letrat e Albert Kamy për një nga të dashurat e tij

Publikimi i korrespondencës së Albert Kamy nga vitet 1944 deri më 1959 me të dashurën e tij Maria Cesares është një ndjesi letrare e momentit. Kamys laurent për letërsi në vitin 1957 dhe autor i një prej romaneve më emblematike të shekullit të XX, “I huaji” u vra në një aksident automobilistik më datë 4 janar 1960. Prodhuesit e filmave francezë do ta kujtojnë Cesaresin si gruan e gjatë në filmin “Fëmijët e Xhenetit” të Marcel Carne. Ajo ishte një aktore e madhe e skenës dhe e ekranit, e cila ka vizituar botën me “Comédie Française” dhe “Jean Vilar’s Théâtre National Populaire”. Kamy ishte 30 vjeç dhe Cesares 21 vjeçe kur janë takuar dhe mes tyre ka lindur një dashuri e madhe, sikundër kishin edhe dashurinë e përbashkët në mars të vitit 1944. Parisi ishte nën okupimin nazist. Kamy ishte pjesë e Rezistencës. Ai ishte spanjoll me origjinë nga nëna dhe vuante nga turbekulozi. Ajo kishte ardhur nga Spanja në vitin 1936 kur ishte vetëm 14 vjeçe. Babai i saj kishte qenë ministër në kabinetin e qeverisë së dënuar dhe Kamy në atë kohë ishte i prekur nga sëmundja e turbekulozit. Në mbrëmjen e datës 6 qershor 1944, Kamy ngiste një biçikletë poshtë bulevardeve të Parisit, me Maria Casarès në timon. Ata ndihen të dashuruar atë natë, natën e Normandisë. Gruaja e Kamysë, Francine, e kaloi periudhën e luftës në Oran, në Algjeri. Kur ajo u shpërngul në Paris në muajin tetor, Alberti dhe Maria vendosën me dhimbje që t’i japin fund lidhjes së tyre. Më datë 6 qershor 1946, dy vjet pasi ata kishin dalë bashkë, ata janë takuar rastësisht në bulevardin “Saint Germanin”. Ata mendonin se ishte pa kuptim që të luftonin kundër asaj që ata e konsideronin sikur ishte fati i tyre. “Lidhur me njëri tjetrin nga lidhjet që ekzistojnë poshtë në tokë, me anë të inteligjencës, zemrës dhe mishit, unë e di se asgjë nuk mund të na befasojë ose të na ndajë”, i ka shkruar Kamy – Cesaresit në shkurt të vitit 1950. “Ne u njohëm, e njihnim njëri-tjetrin, e brakisëm njëri-tjetrin. Ne kemi jetuar një dashuri deri në djegie, kristal të pastër. A e kupton se çfarë lumturie kemi dhe se çfarë na është dhënë neve”, ka shkruar ajo drejt Kamysë në po të njëjtin vit.

Yjet e Hollivudit

Çifti dukej si yje në një film të Hollivudit. Trajektoret e tyre janë ngritur në mënyrë paralele. Secili e inkurajoi tjetrin.  Shtojca e librit është e mbushur me shënime që Kamy dërgoi me buqetë të luleve në teatro ku Casarès ishte duke performuar. Pas një ovacioni para 3600 njerëzve në Bunos Aires në vitin 1956, ajo i shkroi Kamysë: “Thashë pak fjalë falënderimi, kurse kam qenë duke menduar vetëm për ty”. Mbi mbledhjen e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin e ardhshëm, ai i telegrafoi asaj: “Unë kurrë nuk kam humbur kaq shumë. I juaji, Alonso”. Letrat ndonjëherë transmetojnë vetë dyshimin dhe shqetësimin e Camusit me qarqet letrare dhe zhgënjimin e Casarès-it me botën e teatrit. Por me siguri dashuria e bëri Kamynë më të mirë në penë. Emocioni i Camus-it dallon shumë nga indiferenca e mpirë e Meursault, anti-heroi i “I huaji”. “Ajo që kam thënë, e shkruar ose e bërë që nga pranvera e vitit 1944 është ndryshe nga ajo që ndodhi brenda meje më parë. Unë kam marrë frymë më mirë, i kam urryer gjërat më pak. Unë kam admiruar më lirshëm ata që kanë merituar admirimin”, ka shkruar Kamyja në vitin 1949. “me ju unë kam mësuar më shumë. Kam mësuar të jetoj”.

Tre të dashuruar

Cesares nuk ishte e vetmja e dashur e Albert Kamysë. Ajo ishte vetëm njëra nga të tjera në momentet që ka vdekur. Gruaja e tij pësoi tmerr nga pabarazitë e tij dhe u përpoq të merrte jetën e saj në vitin 1954. Pas vdekjes së nënës së saj në vitin 1979, vajza e Camus, Catherine takoi Casarès dhe bleu letrat e dashurisë prej saj. Korrespondenca mbush 1.265 faqe në galerinë prestigjioze të Gallimard-it. Punimet e Camus u botuan në të njëjtën koleksion. Catherine përfundimisht vendosi të botojë letrat për shkak të vlerës së tyre historike dhe letrare. Bota, shkruan në hyrjen e saj, “është më e madhe, hapësira është më e shkëlqyeshme. Ajri është më i lehtë, thjesht sepse ato ekzistonin”. Kamy e quajti Caesaresin “unike”. Kurse pesë ditë para se të bënte aksidentin fatal, ka shkruar këtë gjë: “Unë do të të shoh, së shpejti, në mënyrë të shkëlqyer. Unë jam kaq i lumtur kur mendoj të të shoh përsëri e se jam duke qeshur ndërsa shkruaj”.  Camus e konceptonte veprën e tij në tre pjesë: absurdi, që rrjedh nga pyetjet e pambrojtura të njeriut për ekzistencën e tij; revoltë, i cila ishte shpëtimi i vetëm nga absurdi; dhe dashuria në fund. Ai sapo kishte filluar të shkruante mbi temën e dashurisë së nënës në Njeriun e Parë, dorëshkrimin e papërfunduar të gjetur në rrënojat e veturës sportive Facel Vega dhe të botuar 34 vjet më vonë. Letrat e dashurisë së Camus për Maria Casarès, dhe të saj për të, kanë përfunduar tashmë pjesën e tretë.

 

Të tjera

Abissnet