×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ata nuk e duan votën e dy milionë emigrantëve sepse nuk e blejnë dot me para!

Letër publike ambasadores Amerikane, zonjës Yuri Kim.

Silvana Begaj

Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit (Albania, 15 shtator 1901). Faik Konica Zonja ambasadore ke lexuar për Kamynë? ‘I huaji’ i Kamys ka qenë dhe ngelet një prej librave të preferuar të mitë. A e dini pse? Sepse unë jam e huaj! Nuk jam vetëm unë, janë dhe dy milionë shqiptarë të huaj.

Të huaj në Shqipëri dhe të huaj jashtë saj. Cdo gjë që ka lidhje me atë vend më përket, më intereson, më dhemb e më gëzon. Por unë bashkë me 2 milionë shqiptarë nuk kemi një zë që të na dëgjohet. Prandaj jemi dhe harruar nga vendi ynë, nuk kemi të drejtën e zgjedhjes, ne nuk kemi të drejtën e votës. Unë dhe 2 milionë shqiptarë, pra 48 për qind e elektoratit jetojmë zyrtarisht jashtë territorit të Shqipërisë. Unë dhe ata 2 milionë shqiptarë na bashkon e njëjta atdhedashuri e shprehur aq bukur nga Noli.

“Në të gjitha gjuhët mund të flas, por kur më dhemb shpirti Vetëm shqip bërtas”. Kosova si një shtet u ri iu lejon shtetasve këtë të drejtë, madje kjo solli dhe fitoren e Albin Kurtit ku votat më të mëdha në numër ishin nga diaspora. Edhe shqiptarët e Maqedonisë kanë këtë të drejtë. Në Rumani rotacioni politik erdhi pikërisht nga emigrantët. Edhe Afganistani dhe Iraku e garantojnë votën jashtë territorit të tyre.

Zonja amabsadore, edhe Italia fqinje iu ka dhënë emigrantëve të saj të kenë përfaqësues, deputetë, edhe për ata italianë të cilët janë larguar 500 vite më parë ashtu si arbëreshët tanë në Itali. Unë e di se në procesin gjyqësor të deles, ujku nuk duhet të jetë në juri, por në atë juri kemi. Zonja ambasadore, më tregoni që nëse një femër ulet në karrige të pushtetshme ka fuqi të bëj ndryshime shumë më të mëdha se një burrë. Partitë tona nuk e duan këtë gjë pasi nuk kanë si ta na blejnë me 50 euro ose me një thes miell.

Nuk janë budallenj jo! Zonja Kim, unë ju ftoj të bëheni pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit. 2 milionë emigrantë mund të sjellin një forcë vullkanike që ta bëj Shqipërinë si Europa. Ne duam përfaqësuesit tanë. Nuk duam të ngelemi si poçari shqiptar në detin Marmara i Dritëro Agollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Publikuar më 28.09.2020
Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë ...

Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë të vitit dolën të papunë mbi 33 mijë persona, tregojnë krizën e rëndë që ka rrënuar ekonominë dhe mijëra familje shqiptare. Qeveria i lau duart me pandeminë me dhënien e dy ‘pagave të luftës’ dhe dy paketave propagandistike të ndihmës. Ndryshe ndodh në vendet fqinje. […]

Lexo më shumë

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Publikuar më 27.09.2020
Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompanin...

Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompaninë holandeze Van Haven për shitjen e modeleve të ngjajshme të këpucëve me shollë të kuqe, simbol i markës luksoze franceze Louboution. Madje do të paguaj edhe një shumë të madhe si dëmshpërblim… Mendime që më erdhën ndër mend të shtunën në darkë duke ndjekur […]

Lexo më shumë

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapj...

Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë