×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Letër nga malet e Shqipërisë” drejtuar shqiptarëve

foto6Entela Bineri

Një letër-thirrje, e cila është nënshkruar prej Çerçiz Topullit, drejtuar gjithë patriotëve shqiptarë dhe jo vetëm, të cilët duan (brenda kontekstit të kohës) çlirimin e Shqipërisë nga Turqia dhe përparimin e saj. Ndjesi të forta patriotike përcillen prej kësaj letre, e cila përbën një material arkivor dhe publikohet nga gazeta “Shekulli” ashtu si është shkruar në origjinal, në shqipen e më shumë se 100 vjetëve më parë. Prapëseprapë, nuk është e vështirë të kuptohet përmbajtja dhe qëllimi i lartë i kësaj letre, e cila përcjell frymëmarrjen e rëndë të Shqipërisë në atë kohë dhe domosdoshmërinë për ndryshim. Vetë fakti që kjo letër, shkruar në malet e jugut të Shqipërisë, i dërgohet shtypit të atëhershëm mediatik në Raguzë, tregon nevojën për përhapje të frymës luftarake ndër shqiptarë.

Komiteti për lirinë e Shqipërisë.

Kryengritja shqipëtare

(Letër nga malet e Shqipëniës)

I nderuar z. Ivanaj,

Drejtor i gazetës “Shpresa e Shqipërisë”, në Ragusa.

Me anën e kësaj letre dua të lajmëroj të gjith vëllezërit patriot shqiptar, miqët t’onë, si edhe të gjith të tjerët që interesohen për çështjen e Shqipërisë, e sidomos të huajtë që janë miqët t’onë: Se unë, me shum shokët e mij (duke lënë shtëpijat, familjet e gjith pasurinë), kemi dalë ndër male, si kryengritës kundra qeveriës barbare-tiranike, për lirinë e Shqipërisë. Duke qenë se qeverija halldupe e Turqisë nukë na epë kurëfare të drejtë dhe aspak liri, as kemi shkolla në gjuhën t’onë, as siguri për jetën e pasuriën e popullit; e n’anën tjetër, qeverija kërkon e i merrë, me pahiri, pagesat e ndryshme të rënda, jo vetëm por edhe duke na grabitur, plaçkitur (me anën e meemurve hajdut), sa s’durohet më dot; pastaj edhe tani po na e kërkon (ma keq e ma me exhele se sa përpara) djelmeriën t’onë, për ta dërgue si ushtar n’Anadollë e gjetkë, – neve të mërzitur e revoltuar shum, dolme, me pushkë në dorë nëpër male për të kërkuar: liri, drejtësi, gjutetërim e përparim të përgjithshim, gjëra këto që i ka gjith Bota përveç neve… as që do t’i kemi asnje nga këto deri që t’e fitojmë lirinë duke e dbuar Turqinë e kalbur nga mëmëdheu ynë i dashur. Dhe jo vetëm që është e tillë, shumë e keqe gjendja në Shqipëri dhe, përgjithësisht, në Ballkane që janë akoma nën robërinë e Turqisë, por se e tillë (mos më e keqe) është gjendja edhe në Stambollë, mbrenda gjytetit, ku ka me mijra spiun e hajdut, të cillet – me emër të Sulltanit gjakatar – grabisin njerzinë dhe pastaj i burgosin kot, shpeshëherë, vetëm për t’i plaçkitur, pastaj, shum nga këta, edhe i vrasin. Kështu edhe tregëtart, zanatlitë, e sidomos pasanikët (pronart e tjerët) e kanë ka nji qehaja mbi krye, gjoja si kontrollë për gjerra politike, por se, fundi i fundit, është për të plaçkitur, sepse u marrin taksa të rënda, sidomos tregëtarve e pasanikve, shumë kjo që vete deri në 1 000 lira turke në vitë. Dhe këto para, pastaj i dajnë me meemurtë e lartë të qeveriës e me ata që e rrethojnë Sulltanin…

letra1Gjithashtu, shpeshëherë dërgohen kësi çetash (hajdutë zyrtar me çizme) edhe nëpër vilajete të ndryshme të Turqiës, si edhe në Shqipëri, për të plaçkitur botën, duke thënë: Sulltani, Veziri, a se filan Pasha, ka urdhëruar për të mbledhur para, shumë para, që lypsen për punra e nevoja të Dauletit, që juve si dini as lypset që t’i dini; prandaj epni kaq e kaq para… Kështu, nëpunësit e vegjël të zyrave qeveritare as paguhen nga arka e Shtetit, po ia marrin popullit, me pahiri, këto pagesa, para për jetesë, çka qeverija lejon… as mund të çfaqen plotërisht padrejtësirat e ndodhirat e panjerzishme që ndodhin në Turqi… Dhe prandaj një pjesë e mirë e djelmëriës shqiptare e ka sosur: për të lëvizur e për t’u përpjekur – me armë në dorë – për t’i fituar të drejtat t’ona të shenjta bashkë me liriën. Kta sidomos, mbasi që vetëm neve shqipëtart nuk i kemi të drejtat t’ona, asfare: si shkollat në gjuhën shqipe, shërbimin ushtarak mbërnda kufijve të Shqipërisë; etj… E, n’anën tjetër, shkollat u epen grekërve, bullgarëve, sërbëve, rumunve, arapëve, sirianëve etj… Dhe pse? Sepse vetëm nga gjytetrimi e përparimi i shqiptarëve ka frigë Turqija!…

Qe këto dhe shum të tjera janë shkaket që na shtërnguanë të dalim maleve: për liri e për shpetimin e Shqipërisë e të popullit shqiptar. Prandaj, duke iu sjellur vëllezërve shqiptar e të gjith miqve, u thomi: Se s’ka gjë më e ëmbël në jetë se sa përpjekja dhe lufta për liri të Mëmëdheut. Dhe vetëm lirija është sharti dhe ilaçi për t’u ringjallë Shqipërija. Duke shpresuar – me ndimën e Perendisë dhe të Besës shqiptare, të lidhur në mes të Parisë atëdhetare e të djelmerisë shqiptare luftëtare, – se deri sot nji vjetë, do t’e çlirojmë Mëmëdheun nga robërija e Turqisë, neve (me anën e kësaj letre-thirrje) i apelohena të gjith shqipëtarve patriot të Shqipërisë së Jugut, si asajë të Veriut, që të lidhen me neve, me Besa-Besën për çlirimin e Shqipërisë. Po, sido që të jenë, neve jemi duke u betuar, se deri që mos të çlirohet Shqipërija – mos me i ulur armet, po me qindrue në Fushë të Nderit, duke luftuar për vdekje a liri… Gjithashtu jemi duke i grishur të gjith shqiptart: shkrimtar, vjershtor, e sidomos gazetart patriot që gjenden përjashta: që t’e lajmërojnë Botën e lirë e të gjytetëruar, se Shqipërija u lëkundë dhe u zgjue nga gjumi i rëndë i robërisë së gjatë, dhe se – në ditën e Shën-Gjergjit (që e festojnë të gjith shqiptart, të krishterë dhe musliman) të k. v. do të pëlcasin kryengritja e përgjithshme për lirinë e Shqipërisë, që do të përhapet nga kufijt e Greqisë deri në Mal të Zi, dhe nga Selaniku deri në kufijt e Sërbisë… Ky grishim – lajmërim, bëhet n’emër të 3 000 kryengritësve luftëtar të betuar: për Shqipërinë! Dhe duke dhënë besën, se do të qindrojnë burrërisht deri që të ia arritim qëllimit, që është shpëtimi i Shqipëriës nga robërija, terrija dhe mbrapsija e përgjithshme; – dhe për ta ndritur Dielli i Lirisë.

Rroftë rivolucioni për lirinë dhe fatëbardhësinë e Shqipërisë!

Nga malet e Shqipërisë së Jugut

…1907

Për komitetin kryengritës

Komiteti për lirinë e Shqipërisë

Çerçiz Topulli
Monografia, si detyrë ndaj familjes dhe historisë

Monografia për derën e Topullarëve, saktësisht për dy më të shquarit, Heronjtë e Popullit, Bajo Topulli dhe Çerçiz Topulli, është mundësuar nga një bir i kësaj dere dhe pasardhës i drejtpërdrejtë (nip) i burrave më të shquar të saj, i cili mban emrin e xhaxhait, Bajo Topulli, dhe kjo erdhi si rrjedhojë e natyrshme pas dëgjimit që fëmijë histori pas historish, ngjarje, emra e bëma të të parëve të tij, të cilat edhe e mahnisnin, edhe e tronditnin me epicitetin e tyre, edhe e bënin krenar. Njohës i mirë i historisë së familjes së vet dhe i burrave të saj, por, gjithashtu, i shqetësuar për lënien në harresë të këtyre figurave historike dhe dëmtimin apo humbjen e shumë dokumenteve e relikeve, për të mos harruar shtrembërimet në media, herë nga mosnjohja e herë për të tërhequr artificialisht vëmendjen, kaloi nga një pinjoll dhe njohës i historisë së familjes së vet në autor të një monografie për të, pa pretenduar rolin e historianit të mirëfilltë, por duke kërkuar e sistemuar të dhëna për t’i qëndruar sa më besnik të vërtetave historike.


vellezritHeronjtë e popullit, Çerçiz e Bajo Topulli

– Bajo Topulli lindi më 9 korrik të vitit 1873 në lagjen Dunavat të Gjirokastrës, në shtëpinë e madhe të Topullarajve dhe vdes në 1930-ën. Mësimet e para i kreu në vendlindje, por në gusht të vitit1884 vijoi studimet në Stamboll, ku u njoh me patriotët e shquar të Rilindjes, ndër të cilët veçon Jani Vreton, i cili i mëson gjuhën e nënës, sigurisht zuri edhe vendin si mësues i atdhetarizmës për Bajo Topullin. Midis të tjerash, ai mëson edhe gjuhën turke, arabe dhe persiane, franceze. Pasi kryen gjimnazin me notat më të mira, ai futet në Normalen e Naltë të Stambollit për pedagogji dhe pas përfundimit të studimeve merr emërimin si pedagog në liceun e Trabzunit e më pas në atë të Erzrumit, i ngarkuar edhe me detyrën e zv/drejtorit. Por ajo që e dallon figurën e tij është ndjenja e flaktë e shqiptarizmës dhe guximi i madh për të mbrojtur çështjen shqiptare.

– Çerçiz Topulli lindi më 20 shtator 1880 në Gjirokastër, në familjen e madhe të Topullarajve dhe ra dëshmor më 15 korrik të vitit 1915. Pas shkollës fillore, shkon në Janinë, në shkollën turke. I dalluar në familje për guximin, prirjet artistike dhe pasionin e fortë. Arma në sup ishte shoqëruesja e tij që prej fëmijërisë, duke shëtitur e bredhur si gjahtar në male e fusha me shokë. Dallohej si një qitës i mirë. Nuk vonoi të frymëzohej nga ngjarjet e kohës, ndërkohë që s’mund të lihet pa përmendur se familjarët e tij ishin pjesëtarë të Lidhjes së Prizrenit. Bajo Topulli, vëllai i tij, u bë udhëheqësi i tij i parë për sa i përket arsyetimit politik e shoqëror e nuk mënoi që edhe Çerçizi të bëhet një me këto mendime. Vihej re aftësia e tij për të krijuar një rreth të gjerë rreth vetes, dallohej për përkushtimin në përpjekjet për zgjimin kombëtar, për mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ishte shkrimtar, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit. Çerçiz Topulli ngelet një nga figurat më emblematike të atdhetarisë dhe trimërisë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi ditor, e martë 21 shtator 2021

Horoskopi ditor, e martë 21 shtator 2021

Publikuar më 21.09.2021
Dashi Ditë rutinë kjo e martë 21 shtator për të dashuruarit....

Dashi Ditë rutinë kjo e martë 21 shtator për të dashuruarit. Do të mbizotërojë qetësia. Me financat tregohuni sa më të matur sepse vetëm në këtë mënyrë do ta mbani situatën nën kontroll. Demi Ata që janë në një lidhje duhet të jenë më realistë dhe të pranojnë gabimet që kanë bërë në çift. Në […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 17 shtator 2021

Horoskopi ditor, e premte 17 shtator 2021

Publikuar më 17.09.2021
Dashi Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të...

Dashi Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të fundit të javës së punës. Edhe Venusi nuk është më kundër, kështu që një lajm i mirë pritet për dashurinë edhe nëse ka akoma nervozizëm në ujërat e ndjenjave. Në punë, duhet të zgjidhni një problem që ju ka krijuar situatë të sikletshme; përpiquni […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e enjte 16 shtator 2021

Horoskopi ditor, e enjte 16 shtator 2021

Publikuar më 16.09.2021
Dashi Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira...

Dashi Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira, në fakt këtë të enjte 16, do të ketë shumë nervozizëm. Gjatë ditës mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, kini kujdes. Demi Polemikat në dashuri do të jenë të pashmangshme dhe mund të merret një vendim drastik. Sa i përket […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 13 shtator 2021

Horoskopi ditor, e hënë 13 shtator 2021

Publikuar më 13.09.2021
Dashi Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. ...

Dashi Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e kësaj të hëne Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë. Demi Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 11 shtator 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 11 shtator 2021

Publikuar më 11.09.2021
Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i ...

Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i përdorni në mënyrën e duhur? Planetet ju këshillojnë se duhet t’i përdorni më mirë aftësitë tuaja, si për vete ashtu edhe për të ndihmuar të tjerët. Demi Nuk mashtroheni kur ju duhet një marrëveshje, por këtë të shtunë 9/11, do të jepni falas […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 10 shtator 2021

Horoskopi ditor, e premte 10 shtator 2021

Publikuar më 10.09.2021
Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju ...

Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju duhet – do jua japin me kënaqësi edhe nëse ua kërkoni me mirësjellje. Duhet të jeni më bashkëpunues që të arrini aty ku doni. Demi Çdo njeri bën gabime, kështuqë mos e qortoni veten për faktin se diçka ku keni shpresuar shumë ka […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e enjte 9 shtator 2021

Horoskopi ditor, e enjte 9 shtator 2021

Publikuar më 09.09.2021
Dashi Jini të durueshëm, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshm...

Dashi Jini të durueshëm, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme të shoqëruara me mirëkuptim do t’ju sjellin rezultate të suksesshme. Miqtë ose bashkëshorti/bashkëshorti juaj do të gjallërojnë ditën tuaj. Aftësia juaj për të reaguar shpejt ndaj problemeve do të vlerësohet pamasë. Demi Do të jeni në humor për t’u angazhuar në aktivitete në natyrë. Praktikimi i […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 7 shtator 2021

Horoskopi ditor, e martë 7 shtator 2021

Publikuar më 07.09.2021
Dashi Pjesa e parë e javës karakterizohet nga tensione të nd...

Dashi Pjesa e parë e javës karakterizohet nga tensione të ndryshme, ka një akumulim të keqkuptimeve që duhen kapërcyer. Nuk ju mungon vendosmëria, por ndoshta tani duhet të përpiqeni të merrni një qëndrim më reflektues. Problemet që lidhen me jetën e përditshme gjithashtu ju kanë larguar nga dashuria, do keni rimëkëmbje në gjysmën e dytë […]

Lexo më shumë