×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lëreni pranverën të vijë!

Silvana Begaj

E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumicën e rasteve, është e vërteta të cilën njerëzit preferojnë të mos e dëgjojnë! (H.S.Agar)

Por, Lëreni pranverën të vijë. Me të del Dielli. Ai diell që i jep jetë cdo qenieje, ai diell që lë zbuluar cdo padrejtësi. Dielli që bën sythat të shpërthejnë në lule.
Lëreni pranverën të vijë se Pranvera sjell diellin. Ai diell që duhet të ngrohë anembanë Shqipërinë, jo vetëm deri në kufij, por kudo ku ka shqiptarë.
Kërkoj të lini pranverën të vijë, por kam kohë që kam mësuar se asgjë nuk vjen vetë… Ka kohë që kam mësuar se duhet ta shpëtojmë vetë veten. Le të bëhemi heronjtë e vetes. Le të shpëtojmë veten nga këto pranvera farse 31 vjecare.
Se Pranvera shqiptare duhet të sjellë:
Një rini të shëndoshë e jo një rini të lodhur nga kafet dhe nga mungesa e mundësive për të zhvilluar ambiciet dhe ëndrrat si cdo rini nëpër botë. Një arsim dinjitoz dhe jo një arsim të kalbur që në rrënjë që më shumë po prodhon injorancë se dije.
Një shëndetësi shëruese, jo një shëndetësi të sëmurë dhe korruptive, një sistem drejtësie mbrojtëse dhe jo një drejtësi të inkriminuar deri në qelizë. Kjo pranverë duhet të ngrohë cdo lloj shtrese, dhe shumë më shumë atë vunerabël. Ky Diell ngroh pensionistët dhe iu jep jetë fëmijëve.
Lëreni Pranverën të vijë se njerëzit me aftësi ndryshe duan rrezet e diellit pranveror t´i ngrohi. Le ta shuajnë ato rreze atë inat, mllef, varfëri që ka rritur kaq shumë numrin e vrasjeve .Le të shkrijnë akujt 31 vjecar në zemrat tona.
Lëreni pranverën të vijë që të zgjidhen këto ngërce të kota dhe kaq të rrezikshme që kanë vrarë ëndrrat e brezave të tërë.
Le të kthejmë diellin sëbashku pa pranuar të përjetojmë hijet nga ata që kanë fshehur diellin për kaq vite.
Por dielli nuk fshihet përjetësisht se kjo është Shqipëria e shqiptarëve dhe pranvera nuk vjen me alternativa të vjetra.
Pranvera vjen me ata që na përfaqësojnë Ne, Shqipërinë, që luftojnë për të arritur objektivat me rezultate maksimale, që plotësojnë cfarë duhet të bëhet, që bëjnë punën për të cilën janë zgjedhur.
Unë nuk dua fajtorë mediatikë. Dua njerëz të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Emrat e përveçëm, për mua dhe shqiptarët e ndershëm, nuk ekzistojnë. Për mua ekziston e bukura Shqipëri dhe të mirët shqiptarë.

Këto sjellin Pranverën me diell në të bukurën Shqipëri!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Të mos përjashtohen shqiptarët që jetojnë jashtë!

Të mos përjashtohen shqiptarët që jetojnë jashtë!

Publikuar më 06.04.2021
Alban DACI Një betejë e rëndësishme është rotacioni politik,...

Alban DACI Një betejë e rëndësishme është rotacioni politik, i cili sjellë një frymë të re dhe një kohezion të ri politik, duke e shkundur shtetin nga themelet bashkë me problematikat aktuale që, për fat të keq, i ka. Një betejë e rëndësishme e Presidentit, po në të njëjtën kohë, është ndalimi i fenomenit të […]

Lexo më shumë

“Një krahasim në shifra midis vaksinave perëndimore dhe kineze”

“Një krahasim në shifra midis vaksinave perëndimore dhe kineze”

Publikuar më 01.04.2021
Nga Erion Dasho Në renditjen botërore të vaksinimit, Britani...

Nga Erion Dasho Në renditjen botërore të vaksinimit, Britania e Madhe dhe Kili qëndrojnë në vendet e para (përkatësisht në vendin e katërt dhe të gjashtë). Britania e Madhe ka administruar më tepër doza të para (58% përkundrejt 46%) kurse Kili ka arritur të vaksinojë me të dy dozat më shumë se trefishin e Britanisë […]

Lexo më shumë

Dedikim një heroi të kohës sonë…

Dedikim një heroi të kohës sonë…

Publikuar më 28.03.2021
Zef Preçi Titulli i këtij komenti të së dielës nuk ka asnjë ...

Zef Preçi Titulli i këtij komenti të së dielës nuk ka asnjë lidhje me romanin e mirënjohur të Lermontovit gati dy shekuj më parë. Unë po shkruaj për Arjanin, për atë djalin që vetëm katër ditë më parë dha jetën mes tymit dhe flakëve për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Mendimi i parë është […]

Lexo më shumë

Bab, a jam biri i një Heroi?

Bab, a jam biri i një Heroi?

Publikuar më 27.03.2021
Nga Enida Vërça – Bab, a jam biri i një Heroi? –...

Nga Enida Vërça – Bab, a jam biri i një Heroi? – Sot nuk ka rëndësi bir, unë i mbylla sytë përgjithmonë! Ai u largua si çdo ditë, me vrapin që e shoqëronte çdo mëngjes. Më puthi në ballë, fort, fort. Më të qeshur më tha se e kisha lënë pa gjumë gjithë natën nga […]

Lexo më shumë

A po përdoren burimet shtetërore për fushatën që filloi sot?

A po përdoren burimet shtetërore për fushatën që filloi sot?

Publikuar më 26.03.2021
Zef Preçi Para një muaji, me mbështetjen e BE-së dhe Këshill...

Zef Preçi Para një muaji, me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Europës KQZ dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI) trajnuan rreth 40 monitorues të financimit të fushatës zgjedhore mbi kuadrin ligjor të miratuar, në përpjekje për të krijuar një sistem monitorimi dhe raportimi që bazohet në përvojat e mira botërore në këtë fushë. Përdorimi i […]

Lexo më shumë

A është ky fundi i Azerbajxhanit?

A është ky fundi i Azerbajxhanit?

Publikuar më 23.03.2021
Kur kryeministri armen Nikol Pashinyan pranoi një armëpushim...

Kur kryeministri armen Nikol Pashinyan pranoi një armëpushim në 10 nëntor 2020, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev kishte arsye të ndjehej triumfues. Ai përmbysi humbjet territoriale të pësuara nga babai i tij, ish presidenti i Azerbajxhanit, në fund të luftës së parë të Nago-Karabakut. Ai kishte filtruar me sukses me Shtetet e Bashkuara duke u […]

Lexo më shumë

“Fëshfërima në errësirë”- Është koha që BE të vendosë se çfarë të bëjë me Turqinë

“Fëshfërima në errësirë”- Është koha që BE të vendosë se çfarë të bëjë me Turqinë

Publikuar më 21.03.2021
Në samitin e dhjetorit Këshilli Evropian edhe një herë vendo...

Në samitin e dhjetorit Këshilli Evropian edhe një herë vendosi të shtyjë zvarritjen e negociatave. Në përfundimet e tij ai vuri në dukje: “BE do të kërkojë të koordinojë në çështjet që lidhen me Turqinë dhe situatën në Mesdheun Lindor me Shtetet e Bashkuara”. Pra, problemi i është kaluar Joe Biden, por për vetë-respektimin e […]

Lexo më shumë

E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh?

E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh?

Publikuar më 20.03.2021
Silvana Begaj Dhe si ka mu ba Shqypnia? Dhe si ka mu ba Shqy...

Silvana Begaj Dhe si ka mu ba Shqypnia? Dhe si ka mu ba Shqypnia Ku në të njëjtën rrugë ecin Krah për krah Dija e padija E kur në një tra me Sokëllima Jetojnë së bashku vrasësi e viktima (At Gjergj Fishta)   E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh? Të […]

Lexo më shumë