×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Leksioni vrastar i natyrës, na mësoi se ku duhet ndërtuar dhe si duhet ndërtuar…?!

Dylejman Karaj

Koha dhe hapësira janë pa fillim dhe pa fund. Kjo tashmë është e vërtetuar shkencërisht. Në këto troje në 3000 vitet e fundit ose në 30 shekuj kanë rënë afërsisht 60 tërmete të rrezikshme…

Njerëzimi i këtyre anëve ka patur shumë kohë në dispozicion, për të nxjerrë mësime nga përvojat mjaft të hidhura të egërsisë së natyrës.

Kështu zbulimet, gërmimet dhe faktet e vërteta të ardhura deri në ditët tona, kanë treguar se njerëzimi i ka mbijetuar fuqisë së natyrës duke pësuar nga tragjeditë e tmerrshme të ndodhura ndër shekuj…

Jo shumë larg në kohë, në vendin tonë, familjet shumë të pasura të këtyre trojeve për ti mbijetuar egërsisë së tërmeteve kanë ndërtuar kala të fuqishme mbi troje të qëndrueshme… Familjet me pak të pasura, apo ato të mesmet, ndërtuan kulla 2-3 katëshe prej guri të gdhendur, lidhur me llaç të fortë bërë nga gëlqere e djegur mirë, si dhe me breza sizmikë prej druri…

Ndërsa familjet e varfra, ndërtonin kasolle një-katëshe me thupra apo ashkla të trasha prej druri lisi, ose lloj tjetër të fortë sipas krahinës por të suvatuara nga jashtë e brenda me baltë të rrahur mirë.

Ishin ndërtime këto të diktuara, pikërisht nga përvoja vrastare e tërmeteve të egër, që kanë rënë në rajonin tonë afërsisht çdo 50-60 vite në këto 30 shekuj kohë dhe histori…Natyrisht historia e tërmeteve dhe e vullkaneve është shumë më e thellë në kohë, është infinit….

Tërmetet dhe vullkanet janë fenomenet natyrore që kanë modeluar planetin dhe vazhdojnë ta bëjnë ndryshimin e tij çdo ditë, anë e mbanë botës që ne njohim sot.

Në fshatin tim malor, kullat prej guri të lidhura me llaçin e gëlqeres janë 2-3 katëshe dhe me moshë mbi 150 vjeçare. Të gjitha janë të vendosura nëpër kodrina për dy arsye themelore jetike.

E para për ti bërë ballë egërsisë së fenomeneve të natyrës, dhe së dyti për të ruajtur tokën e paktë bujqësore.

Pavarësisht se ndër vite, janë tundur e shkundur dhjetëra herë nga tërmetet, vijojnë të qëndrojnë në këmbë, pa asnjë problem sot dhe kësaj dite. Kjo është përvoja e vyer, që na kanë lënë të parët tanë të mençur, mësuar nga ngjarjet e hidhura të historisë mijëravjeçare.

Është për të vënë kujën, se si njeriu i ri i Partisë, në tërësi i shkolluar, në kushtet e lirisë dhe të shpërdorimit masiv të saj, harroi të kaluarën e afërt dhe të hidhur që sjell egërsia e natyrës …. Dhe me një babëzi të shfrenuar për të fituar paranë, ju turr kënetave dhe ligatinave, brigjeve të lumenjve e bregut të detit, tokave më të mira bujqësore, vreshtave e lulishteve të qyteteve, për të ngritur shtëpitë, vilat, hotelet, pallatet, fabrikat, magazinat etj, pa marrë parasysh rrezikun e natyrës që ishte shumë shumë afër…

Nën hundën dhe bekimin e shtetarëve të korruptuar që për të marrë vota për karriget e pushtetit dhe Lekë për qejfet dhe orgjitë e tyre, lejuan dhe stimuluan me Ligje ditën për diell, urbanicidin më të egër, më vrastar dhe më të paparë në histori në këto troje të lashta.

Leksioni vrastar i natyrës, ndodhur në të gdhirë të 26 nëntorit, të vitit 2019 na mëson se: Kurrë më ndërtime me qëllime banimi më shumë se 4-5 kate në qytetet tona, kurrë më ndërtime pa studime të terrenit, pa projekte…kurrë më ndërtime në breg të detit apo të lumit, në toka bujqësore apo në troje ish-këneta e ligatina….Sepse tërmeti i radhës, njësoj i egër do të jetë pas afro 40 apo 50 vitesh…Pra do të shembë shtëpitë e fëmijëve dhe të nipave tanë.  Ky është periodiciteti i natyrës, i këtij fenomeni natyror të paparashikueshëm, të pandalshëm, së paku këto 30 shekujt e fundit dhe më shumë.

Ndaj është koha për ti vënë gishtin kokës, gjithë shoqëria dhe për të dërguar pas hekurave deri në 20 vite a më shumë:

-investitorët

-urbanistët

-projektuesit

-zbatuesit

-kontrolluesit

-pushtetarët, që lejuan dhe miratuan ndërtimin vend e pa vend duke sjellë për pasojë të vrarë dhe shkatërruar mijëra jetë njerëzore të pafajshme.

30 nëntor 2019

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Publikuar më 28.09.2020
Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë ...

Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë të vitit dolën të papunë mbi 33 mijë persona, tregojnë krizën e rëndë që ka rrënuar ekonominë dhe mijëra familje shqiptare. Qeveria i lau duart me pandeminë me dhënien e dy ‘pagave të luftës’ dhe dy paketave propagandistike të ndihmës. Ndryshe ndodh në vendet fqinje. […]

Lexo më shumë

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Publikuar më 27.09.2020
Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompanin...

Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompaninë holandeze Van Haven për shitjen e modeleve të ngjajshme të këpucëve me shollë të kuqe, simbol i markës luksoze franceze Louboution. Madje do të paguaj edhe një shumë të madhe si dëmshpërblim… Mendime që më erdhën ndër mend të shtunën në darkë duke ndjekur […]

Lexo më shumë

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapj...

Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë