Leje për të dalë, si do të plotësohet aplikacioni nga qytetarët (Video)

Duke nisur prej ditës së hënë të gjithë ata persona të cilët do të dalin pa patur një autorizim do të ndëshkohen. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’, ku shpjegon se si do të bëhet aplikimi. Ndërkohë bën të ditur se pensionistët nuk mund të aplikojnë, sepse nuk duhet të lëvizin nga shtëpia.

“Aplikimi bëhet nga e diela dhe zbatimi nis të hënën. Kur aplikoni me e-albania aprovimi ju vjen menjëherë ndërsa me sms përgjigja vjen pas 24 orësh. Leje mund të marrë vetëm një person i familjes për nevojat më bazike si ushqimet dhe ilaçet! Kalimi i afatit një orësh nuk do të gjobitet, ai vlen për të analizuar flukset e lëvizjes gjatë fashës orare! Pensionistët nuk mund të aplikojnë, sepse nuk duhet të lëvizin nga shtëpia dhe ata që janë të vetmuar do t’i ndihmojmë ne!”, njofton Rama mes të tjerash.

Postimi i plotë: 

Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga shtrëngimi i masave dhe uniteti kombëtar për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por jeta nuk na jepet dy herë dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po të vdekurit nuk ringjallen më kur na vijnë mendtë! prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, kjo luftë nuk fitohet ndryshe!

Nga e hëna në zonat urbane, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.

Rama ka publikuar një video ku tregohet si të aplikohet leja pë daljen për Pazar. Aplikimi bëhet nga e diela dhe zbatimi nis të hënën

Kur aplikoni me e-albania aprovimi ju vjen menjëherë ndërsa me sms përgjigja vjen pas 24 orësh

Leje mund të marrë vetëm një person i familjes për nevojat më bazike si ushqimet dhe ilaçet! Kalimi i afatit një orësh nuk do të gjobitet, ai vlen për të analizuar flukset e lëvizjes gjatë fashës orare!

Pensionistët nuk mund të aplikojnë, sepse nuk duhet të lëvizin nga shtëpia dhe ata që janë të vetmuar do t’i ndihmojmë ne!

Ju lutem mos e harroni se nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet