Legalizimet, 1000 personat që marrin lejet në Kamëz dhe Vorë

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Zyra e ALUIZNI-t, Kamëz njofton se ka lëshuar leje të reja legalizimi në Kamëz dhe Paskuqan. Këtë radhë janë 1000 familje, të cilat gjatë viteve të tranzicionit kanë ndërtuar pa leje, dhe pas shumë kohësh pritje, tashmë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në Kamzë për të tërhequr lejen ndërmore. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Pas kësaj etape, ata do të marrin edhe tapitë, që i bëjnë zyrtarisht pronarë të shtëpive. Menjëherë pas regjistrimit të çertifikatës së pronësisë përfitueist do të njoftohen për tërheqjen e saj.

Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Sipas ligjit në fuqi kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohet regjistrohen në emër të subjektit që disponon objektin.

Legalizimet, 1000 personat që marrin lejet në Kamëz dhe Vorë by JolaAlimemaj on Scribd

N.Gj