Ledri Vula i gëzuar për triumfin e ish të dashurës, ja urimi i tij (Foto)

Ledri Vula duket se ka gëzuar për triumfin e ish të dashurës së tij Dua Lipa në “Grammy”. Këngëtari i Kosova nuk është kursyer duke e uruar atë me një koment në “Instagram”.

Pavarësisht se janë ndarë, të dy këngëtarët vijojnë ta ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin.

Pas suksesit të arritur në edicionin e 61-të të “Grammy Awards”, Dua ka marrë shumë urime nga familjarë, fansa, miq dhe kolegët, ndërsa Ledri ka vendosur t’i bëjë një koment publik në postimin e saj në “Instagram”.

“Urime”, ka shkruar Ledri, ndërsa e duartroket përmes një “emoji”.

Kujtojmë që Dua Lipa ka fituar çmimin “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet