×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Le Petit Parisien (1921): Deklarata Nolit në Ligën e Kombeve, për konfliktin serbo-shqiptar

Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar të enjten e 22 shtatorit 1921, në faqen e tretë deklaratën ekskluzive të Fan Nolit në lidhje me konfliktin serbo-shqiptar. Atdhetari shqiptar, i shqetësuar nga hordhitë serbe, përfaqësonte asokohe Shqipërinë në Ligën e Kombeve (Gjenevë) me qëllim të mbrojtjes së interesave tona kombëtare. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e tij të plotë.

Imzot Fan Noli, delegat i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ka paraqitur një protestë (shkresë) kundër veprimeve të Ushtrisë serbe, e cila ka pushtuar rajone të reja shqiptare dhe ka bombarduar disa fshatra. Ai na ka shprehur deklaratat në vijim: Serbët, duke sulmuar kanë dashur të parandalojnë vendimin e Konferencës së ambasadorëve dhe të Ligës së Kombeve. Prandaj, grusht shteti i tyre është një sfidë e hedhur ndaj dy organeve që janë aktualisht të angazhuara për çështjen tonë. Unë mezi besoj se Qeveria në Beograd, duke vepruar kështu, është bazuar në premtime të fshehta që ajo mund të ketë marrë. Unë thjesht mendoj se ajo ka dashur të përfitojë nga pavendosmëria e përgjithshme. Megjithatë, shkatërrimi brutal i fshatrave paqësore do t’u kujtojë në mënyrë efektive liderëve të politikës evropiane ndjenjën e realitetit.

Tani është e kuptueshme se problemi shqiptar është diçka që nuk mund të vonohet. Objektivi ushtarak i kësaj ofensive është pushtimi i malit të Lurës, në perëndim të Dibrës. Ky mal ka një pozitë shumë të fortë strategjike, i cili komandon fushën e Tiranës dhe tregjet jugore të Mirditës. Trupat që do të instalohen aty do të mbajnë vendin nën një kërcënim të vazhdueshëm dhe do të mund të pushtojnë kryeqytetin tonë kur të duan. Prandaj, Ushtria shqiptare nuk mund të pranojë këtë zotërim pa u përpjekur për ta kundërshtuar atë. Lufta është e pashmangshme nëse nuk do të ketë një ndërhyrje. Operacionet aktuale të shtabit serb kanë qenë të lehta për shkak se trupat e tyre, në pikënisje, pushtuan linjën e famshme të demarkacionit, e vendosur në mënyrë arbitrare gjatë kohës së armëpushimit dhe se tashmë na marrin pjesën e gjashtë të territorit të caktuar Shqipërisë nga ana e Konferencës së Londrës më 1913.

Serbët që prej tre muajsh organizonin bandat e armatosura të artilerisë dhe të mitralozave, të komanduara rregullisht nga oficerë të cilët vepronin në krye të Ushtrisë me qëllim për të përgatitur rrugën për pushtimin. Këto grupe kanë pikën e tyre të mbledhjes në territorin serb, Prizren, ku gjendet pseudo-qeveria mirditore e Marka Gjonit, dhe në Dibër. Por, ata u zmbrapsën kudo. Kështu, serbëve u ra maska dhe tani ata do të sjellin trupa të rregullta.

Unë nuk dua të hap këtu një debat mbi statusin territorial të Shqipërisë apo mbi kontradiktat e politikës serbe. Pas shpalljes së paqes, Serbia pranoi, zyrtarisht dhe disa herë, vlefshmërinë e kufijve të vitit 1913, por ajo tani refuzon t’i njohë. Gjithsesi, asgjë nuk justifikon masat brutale që ajo ka ndërmarrë. Serbët pohojnë se ata kanë të drejtë. Në qoftë se ata janë të bindur për drejtësinë e kauzës së tyre, mjaftonte të prisnin thjesht verdiktin e Ligës së Kombeve, i cili tashmë nuk do të vonojë. Në vend të kësaj dhe pikërisht në momentin kur popujt aspirojnë me gjithë shpirt paqen, ata përdorin dhunën dhe nuk ngurojnë të përdorin armët. Rastësi domethënëse: ky agresion i ri përsëritet pothuajse një vit më vonë nga shkatërrimi i 150 fshatrave shqiptare të luginës së Drinit prej trupave serbe.” /darsiani.com/

/D.Xh/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Veliaj paditet në SPAK, 80 shoqata animaliste italiane i shkruajnë ambasadores shqiptare në Romë: Ndalni masakrën e qenve endacakë në Tiranë!

Veliaj paditet në SPAK, 80 shoqata animaliste italiane i shkruajnë ambasadores shqiptare në Romë: Ndalni masakrën e qenve endacakë në Tiranë!

Publikuar më 09.04.2021
Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vijuan edhe sot protestën ...

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vijuan edhe sot protestën kundër bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërprerjen e vrasjes makabre të tyre në klinikën e Kombinatit. Qindra përfaqësues të shoqërisë civile dhe kafshëdashës u mblodhën sërish te bashkia e Tiranës, ndërsa po sot u dorëzua edhe një kallëzim në SPAK kundër bashkisë së drejtuar nga Erion […]

Lexo më shumë

Dalin imazhet e pazbuluara të vajzave të Vladimir Putin, u publikuan nga bashkëpunëtori i tij (Foto)

Dalin imazhet e pazbuluara të vajzave të Vladimir Putin, u publikuan nga bashkëpunëtori i tij (Foto)

Publikuar më 25.06.2020
Imazhe të pazbuluara më parë, të vajzave të Vladimir Putin, ...

Imazhe të pazbuluara më parë, të vajzave të Vladimir Putin, janë bërë publike nga Daily Mail. Mësohet se fotot janë publikuar nga një ish-përkrahës i Putin-it, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Në fotogaleri do të shikoni imazhet e dy vajzave të liderit rus. Fotot tregojnë Marian dhe Katerinën në moshën e adoleshencës, […]

Lexo më shumë

Gjakosje dhe përleshje/ Pamjet që nuk u panë në protestën për Teatrin (Foto-galeri)

Gjakosje dhe përleshje/ Pamjet që nuk u panë në protestën për Teatrin (Foto-galeri)

Publikuar më 17.05.2020
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka shkaktuar jo pak re...

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka shkaktuar jo pak revolte tek qytetarët, aktivistët dhe përfaqësuesit e partive politike. LSA ka fiksuar në foto disa nga momentet me forta të konfrontimit mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Mes turmës që janë përleshur me policinë bien në sy dhe ish-deputetët e opozitës, të cilët ditën e […]

Lexo më shumë

Brenda Aeroportit në Singapor, pamjet një magji e vërtetë (Video & Foto)

Brenda Aeroportit në Singapor, pamjet një magji e vërtetë (Video & Foto)

Publikuar më 17.04.2019
Javën e kaluar është hapur Aeroporti i Changit në Singapor. ...

Javën e kaluar është hapur Aeroporti i Changit në Singapor. Mijëra njerëz kanë shkuar për të vizituar pamjet mahnitëse që gjenden brenda këtij aeroporti, mes tyre edhe ujëvarën e brendshme më të lartë në botë. Ujëvara është shtatë kate e lartë, ndërsa pompat bëjnë të mundur qarkullimin e 500,000 litrave ujë përmes kulmit të ndërtesës. […]

Lexo më shumë

Pamje mahnitëse nga liqeni i ngrirë i Gjançit në Korçë (Foto)

Pamje mahnitëse nga liqeni i ngrirë i Gjançit në Korçë (Foto)

Publikuar më 31.01.2019
Pranë Vithkuqit të Korçës, është një liqen i vogël i quajtur...

Pranë Vithkuqit të Korçës, është një liqen i vogël i quajtur Liqeni i Gjançit. Por temperaturat e ulëta të ditëve të fundit në këtë zonë kanë shkaktuar e ngrirjen e sipërfaqes së këtij liqeni, duke dhuruar edhe pamje mahnitëse.

Lexo më shumë

Fotot më të bukura dhe më qesharake të kafshëve (Foto)

Fotot më të bukura dhe më qesharake të kafshëve (Foto)

Publikuar më 20.12.2018
“Cater’s News Agency” ka publikuar fotot më të bukura të kaf...

“Cater’s News Agency” ka publikuar fotot më të bukura të kafshëve për vitin 2018. Fotot janë përzgjedhur duke nisur që nga Afrika e deri në Polin e Veriut, për të sjellë te publiku pamjet më spektakolare dhe kafshët më të veçanta të planetit. Shijojini në fotogalerinë:

Lexo më shumë

BBC: Baza e artilerisë shqiptare e fshehur në një shkëmb

BBC: Baza e artilerisë shqiptare e fshehur në një shkëmb

Publikuar më 26.11.2018
BBC ka paraqitur një artikull mjaft interesant, ku tregon se...

BBC ka paraqitur një artikull mjaft interesant, ku tregon se brenda bukurisë së Shqipërisë fshihet artileria ushtarake e vendit. BBC e nis galerinë e fotove me titullin, “Baza e artilerisë shqiptare e fshehur në një shkëmb”. “Gjatë Luftës së Ftohtë, ushtria shqiptare ndërtoi tunele dhe bunkiere, në qoftë se kishte ndonjë sulm. BBC Future bëri […]

Lexo më shumë

Kaos në New York, bora e dendur mbulon gjithçka (Foto)

Kaos në New York, bora e dendur mbulon gjithçka (Foto)

Publikuar më 16.11.2018
Dëbora e parë e sezonit në Nju Jork rrëzoi pemët dhe shkakto...

Dëbora e parë e sezonit në Nju Jork rrëzoi pemët dhe shkaktoi kaos në trafik, teksa pesë lagje u mbuluan nga bora e dendur. Reshjet nisën në orën 13:00, sipas kohës lokale dhe u intensifikuan gjatë natës. Dëbora mbuloi edhe Nju Xhërsin fqinj.

Lexo më shumë