×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Le Matin (1935): Intervista e këshilltarit bashkiak të Parisit me Mbretin Zog mbi zhvillimet në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2017. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar të mërkurën e 19 qershorit 1935, në faqe të parë dhe të dytë, intervistën e këshilltarit bashkiak të Parisit, Z. Alex Biscarre, me mbretin Zog, në pallatin mbretëror me vendodhje në kryeqytetin shqiptar. Fillimisht, Z. Biscarre ka përshkruar figurën e Ahmet Zogut, i cili sigurisht nuk e ka lënë aspak indiferent. Madje, mund të konstatojmë edhe një lloj admirimi të tij për mbretin e shqiptarëve.

Në vijim, francezi ka rrëfyer procedurën e nevojitur për të takuar monarkun shqiptar, institucionet apo personat e nevojshëm që duheshin kontaktuar për të realizuar intervistën. Ndërsa, në fund, gjejmë intervistën e tij të plotë me sovranin shqiptar, të sjellë asokohe për publikun francez dhe frankofon. Çfarë përmban konkretisht kjo intervistë ? Për më shumë, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Mbreti Zog ka tipare të një vazhdimësie të rregullt, një ballë të gjerë dhe një vështrim të sinqertë e të qartë, dhe të gjithë butësinë e vendeve të Lindjes. I gjatë dhe i hollë, pa vese, disi i ftohtë, Zogu I, mbret i shqiptarëve, më priti në pallatin e tij në Tiranë, i rrethuar nga lulishte trëndafilash. Ky djalë i vërtetë i Shqipërisë, fëmijë malësor, mbretëron, mbi të gjitha, falë punës së tij. Ai e ka bindur popullin e tij falë përkushtimit dhe sakrificës së tij. Megjithëse, ditë e natë, zhurmat nga jashtë mbërrijnë deri në pallat, mbreti, i izoluar në një kabinet të gjerë pune, lexon, studion dhe sheh vetë të gjitha raportet (shkresat) e ministrave të tij.

Metoda e tij është heshtja. Ai nuk bën shpallje të mëdhaja, gjeste teatrale apo deklarata këmbëngulëse. Mbreti nuk ka kontakt me asnjë person dhe jeton i rrethuar vetëm me motrat dhe nipin e tij, ndërsa dy nipërit e tjerë të tij ndjekin studimet në Saint-Cyr, në Francë. Kohët e fundit, Oborri Mbretëror është në zi si arsye e vdekjes së Nënës Mbretëreshë. Që të futesh në pallat dhe të pritesh për audiencë, është thelbësore të mbështetesh në diplomacinë e ministrit tonë në Tiranë, Z. Marcel Ray, dhe me padyshim në kortezinë e Z. Rrok Stani, shef i protokollit. Duhet githashtu të kalosh në shtëpinë (akademinë) ushtarake, nga ku mbreti më shoqëroi bashkë me një punonjës të oborrit.

Mbreti shtatlartë iu përgjigj përshëndetjeve të mia rituale. Ai më zgjati dorën e tij të gjatë dhe të hollë për të më ofruar një cigare. Fjalët e tij të para, që më tha, ishin : – Unë jam shumë i lumtur që një gazetë e madhe franceze dëshiron të interesohet për Shqipërinë. Ju do të jeni këtu për të gjykuar përpjekjet e një vendi të ri për tu modernizuar.

Sovrani vazhdoi : – Unë kërkoj ndihmën dashamirëse të fqinjëve të mi sepse, nga pikëpamja e jashtme, politika ime është e thjeshtë. Ajo tenton të ruajë pavarësinë e Shqipërisë – përfundimisht pjesëmarrëse e koncertit evropian – dhe të mbajë kufijtë e mi të pandryshuar.

– Naltmadhëri, kufijtë tuaj mbrojnë një vend të mrekullueshëm të cilin unë do të përpiqem ta bëj të njohur në mesin e francezëve.

– Për këtë qëllim (u përgjigj sovrani) pashë me kënaqësi krijimin e një zyre turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla për ti vënë dispozicion të vizitorëve. Sa më shumë të mësojnë për vendin tonë, aq më shumë do ta duan atë.

Dhe mbreti Zog më rrëfeu :

– Unë dua, për popullin tim, të vazhdoj të ndjek përpjekjet e mësuesve francezë të liceut të Korçës. Arsimi francez do të mundësojë të mbajë gjallë ndjenjat miqësore të shqiptarëve që kur luftuan dhe u anagazhuan për Francën. Mbreti e ka fjalën për krijimin e lëvizjes së parë për pavarësi – e paraprirë nga rekrutime vullnetare – nga trupat e Sarrail-it në vitin 1917 në qytetin e Korçës.

Ai shton :

– Unë kam inkurajuar krijimin e linjave ajrore dhe mund, për disa orë, të shkojmë nga Tirana në Romë dhe nga Roma në Paris. Pastaj sovrani më pyeti për qytetet që kisha vizituar dhe ishte i kënaqur për interesin që ato ngjallnin. Ai është përpjekur ti lidhë (bashkojë) të gjitha me anë të rrugëve, dhe në përfundim, më fton që të kthehem sërish, pas dy ose tre vitesh, për të parë progreset e mëtejshme. »

/D.Xh/

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shpërthimi i vullkanit, llava do të arrijë në det natën – Shikoni videon

Shpërthimi i vullkanit, llava do të arrijë në det natën – Shikoni videon

Publikuar më 20.09.2021
Lava që shpërtheu nga një vullkan në ishullin spanjoll La Pa...

Lava që shpërtheu nga një vullkan në ishullin spanjoll La Palma pritet të arrijë në det rreth orës 20:00 sipas kohës lokale, tha sot udhëheqësi rajonal Angel Victor Torres, një fenomen që mund të shkaktojë gazra toksikë dhe të zvogëlojë dukshmërinë e detit. volcanic eruption in spain’s La Palma#spain#volcano pic.twitter.com/VjU6AjSLQW — rajni singh (@crazyrajni) September […]

Lexo më shumë

Personi që frymëzoi heroin e filmit “Hotel Ruanda” është fajtor për terrorizëm!

Personi që frymëzoi heroin e filmit “Hotel Ruanda” është fajtor për terrorizëm!

Publikuar më 20.09.2021
Gjykata e Ruandës vendosi sot që, Paul Rusesabagina, ish men...

Gjykata e Ruandës vendosi sot që, Paul Rusesabagina, ish menaxher hoteli i cili shfaqet si hero në një film të Hollivudit për gjenocidin e vitit 1994, të shpallet fajtor për anëtarësimin në një organizatë përgjegjëse për sulmet terroriste. “Ata duhet të shpallen fajtorë për përfshirje në këtë organizatë terroriste – MRCD -FLN”, tha gjyqtarja Beatrice […]

Lexo më shumë

“Vajza thotë e dua”, nxënësja ngacmon ish-profesorin prej 4 vitesh, avokati: I shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë

“Vajza thotë e dua”, nxënësja ngacmon ish-profesorin prej 4 vitesh, avokati: I shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë

Publikuar më 20.09.2021
Një rast i paprecedentë raportohet para disa ditësh nga Suha...

Një rast i paprecedentë raportohet para disa ditësh nga Suhareka e Kosovës, ku një nxënëse ngacmon seksualisht dhe përndjek vazhdimisht prej katër vitesh ish-profesorin e saj. Në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit dhe vajza rrezikon deri në tre vite burg. Në një lidhje […]

Lexo më shumë

Çfarë duhet të “ndërprisni” në mënyrë që zemra juaj të mos ju tradhtojë në 50

Çfarë duhet të “ndërprisni” në mënyrë që zemra juaj të mos ju tradhtojë në 50

Publikuar më 19.09.2021
Dy modele të zakonshme dietike, përfshirë konsumin e lartë t...

Dy modele të zakonshme dietike, përfshirë konsumin e lartë të çokollatës dhe ëmbëlsirave, mund të shoqërohen me një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes në moshën e mesme, sipas një studimi të botuar në BMC Medicine. Në mënyrë të veçantë, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit identifikuan dy dieta që shoqëroheshin me një rrezik […]

Lexo më shumë

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

Publikuar më 19.09.2021
Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit...

Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit të saj detar nga Paqësori, me rastin e anulimit të marrëveshjes për furnizimin e nëndetëseve nga Parisi në emër të Australisë. Pasoja e parë dhe tingëlluese e paktit trepalësh të sigurisë anglo-saksone AUKUS (SHBA, Australi, Britani e Madhe) ishte të vepronte si përshpejtues i një […]

Lexo më shumë

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Publikuar më 19.09.2021
Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dh...

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dhe shkaktimit të dëmtimit të pronës së huaj në Greqi. Sipas policisë, personi i arrestuar vodhi një motoçikletë me dy rrota në pronësi të një gruaje 51-vjeçare mbrëmë dhe hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij 39-vjeçare në Milina, duke shkaktuar dëme brenda dhe jashtë […]

Lexo më shumë

Studimi zbulon se vaksina Moderna është më e mira në parandalimin e shtrimit në spital Covid-19

Studimi zbulon se vaksina Moderna është më e mira në parandalimin e shtrimit në spital Covid-19

Publikuar më 19.09.2021
Vaksina Covid-19 e Modernës është më efektive në mbrojtjen k...

Vaksina Covid-19 e Modernës është më efektive në mbrojtjen kundër shtrimeve në spital, sipas një studimi të botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një analizë e më shumë se 3,600 të rriturve të shtruar në 21 objekte amerikane nga marsi deri në gusht, zbuloi se efikasiteti i vaksinës kundër shtrimit në spital […]

Lexo më shumë

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Publikuar më 19.09.2021
Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me koh...

Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me kohën lokale) në brigjet e Atlantikut, pas tre ditësh në hapësirë, duke shënuar misionin e parë të suksesshëm orbital në histori pa përfshirjen e ndonjë astronauti apo kozmonauti profesionist. Ulja u bë në kohën e caktuar, në orën 19:00 (bregu lindor i SHBA -së), sipas […]

Lexo më shumë