Lazio triumfon ndaj Marseille dhe kualifikohet, rol edhe Strakosha (VIDEO)

Lazio triumfoi në shtëpi përballë Olimpik Marsejës, duke mposhtur francezët 2-1, në një ndeshje ku jo pak vendimtar ishte portieri Strakosha.

Ky i fundit ishte në fushë nga minuta e parë së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Durmishi dhe Berisha.

Golat për bardhekaltërit u shënuan nga Parolo dhe Correa, ndërkohë që për miqtë golin e rrjetës e gjeti Thauvin.

Vlen për t’u theksuar fakti që ekipi i Inzaghi-t u mbrojt mirë, ku Strakosha bëri një pritje shpëtimtare pas tentativës së Marusic-it.

Ndërkohë që Eintracht-i mposhti në Qipro me shifrat 2-3 ekipin e Apollon Limasol-it.

Me fitoret e sotme kualifikohen për më tej Eintracht-i me 12 pikë, si kokë grupi, dhe Lazio në vendin e dytë me 9 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet