Lazarat, OSHEE ndërhyn me gomone për të rikthyer energjinë (VIDEO)

Fshati Lazarat në Gjirokastër ishte ndër zonat e prekura, si pasojë daljes nga shtrati të lumit Drino, ku u dëmtuan dy shtylla të tensionit të mesëm.

Gjysma e fshatit qëndroi për disa orë pa energji elektrike, dhe siç shihet nga pamjet, u desh ndërhyrja me gomone për të kaluar linjën në anën tjetër të lumit.

 Reshjet e dendura të tre ditëve të fundit sollën prurje të ujit në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, duke ndërprerë dritat në disa zona të vendit.

Duket se përdorimi i gomoneve dhe varkave po bëhet i zakonshëm në kushte evakuimi apo në raste ndërhyrjesh të ndryshme.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet