Lazarat/ Kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen 2 persona

Policia e Gjirokastrës arrestoi dy persona ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Lazarat pasi në oborret e tyre kultivonin kanabis.

Policia njofton se të arrestuarit janë “shtetasit N.R., 60 vjeç dhe A.B., 59 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat. Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasia Z.H.”

Arrestimi i tyre është bërë në vijim të operacionit të policisë së Gjirokastrës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet