Largoi njerëz nga puna, paditet ministrja e Drejtësisë

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë kanë paditur ministren për largimet nga puna. Këta pesë persona kanë thënë se ministrja ka marrë vendime të padrejta, andaj kërkohet që të mos ekzekutohet vendimi për ikje nga puna.

Padi kundër ministres Etilda Gjonaj kanë bërë pesë zyrtarë. Këtë padi e ka bërë G.Xhafa, Arlind Arapi, Valbona Kryemadhi, Petrit Bakiu, Bledar Kabashi. Ata kërkojnë shfuqizim të vendimit që i ka hequr nga puna. /D.Xh/