Largohet Xheni dhe Benardi, çifti i ri i DWM merr kupën e mbrëmjes (FOTO)

Publikuar më 07. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Çifti i më i përfolur i krijuar në Big Brother, Xheni dhe Benardi, hoqën dorë nga DWM, menjëherë pasi lidhja e dashurisë mes dy të rinjve mori fund.

Xheni dhe Benardi dërguan një mesazh për të gjithë fansat që i kanë mbështetur gjatë këtyre javëve në Dance.

Pas largimit të tyre, hyrja e re në DWM janë dy personazhe mjaft të dashur nga publiku.

 

Drilon Hoxha është një aktor i ri, shumë i talentuar. Në moshën 17-vjeçare ai ka konkurrar për herë të parë në “Ti vlen”. Ai spikati për imitimet plot sarkazëm dhe humor.

Dy vjet më vonë, Driloni mori pjesë edhe në “Albania Got Talent”, ku sërish arriti në finale. Në të njëjtin vit, u përzgjodh edhe për të qenë pjesë e “Portokallisë”, duke imituar  liderin demokrat Sali Berisha.

Ndërkohë, partnerja e tij do të jetë Kristina Bakiu, një prej modeleve më të njohura shqiptare. Fituese e Miss Universe Albania 2013 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Miss World 2015, Kristina ka dëshirë edhe të jetë pjesë e botës së televizionit.