Lapsusi i Jonida Shehut në Festivalin e 56 të Këngës

Për natën finale të Festivalit 56 të Këngës Adi Krasta ka zgjedhur që të shoqërohet nga moderatorja Jonida Shehu.

E veshur në të kuqe, Jonida erdhi me një pamje dhe veshje mjaft të këndshme. Edhe pse bashkë në skenë, “timonin” duket se e mban vetë Krasta pasi Shehu është më pak aktive.

Në ndërhyrjet e pakta që ajo bën në prezantim, emocionet e skenës së madhe ndoshta bën që Shehu të ngatërronte numrin e këngëve konkurruese nga 22 që ishin, duke e bërë 24.

Një lapsus që u anashkalua, duke vijuar spektaklin. /V.D/

Të tjera

Abissnet