Lamtumirë selfie, me telefonin e ri Nokia 8 është koha për “bothie”

Publikuar më 21. 09. 2017 nga Dionis Xhafa

Ishte një rikthim i bukur, me mjaft stil, ai i Nokia 3310, por edhe në fushën e smartphone-ve, shtëpia finlandeze kërkon të befasojë me Nokia 8, sot në pronësi të HDM Global.

Ajo që karakterizon këtë model është sektori fotografik. Në pjesën e pasme, Nokia 8 ka dy kamera prej 13 megapiksel, me sensor me ngjyra dhe monokromatik, si dhe një kamerë të përparme 13 megapiksel me kënd të gjerë e autofokus. Duhet të kujtojmë se të dy kamerat, kamera në pjesën e pasme edhe ajo në pjesën e përparme, janë të pajisura me teknologjinë optike Zeiss, e cila rrit cilësinë e fotove në çdo situatë. /Monitor/