Lamtumirë Juve! Buffoni i ka idetë e qarta

Pas 17 sezonesh me Juventus, Gianluigi Buffon i ka dhënë “lamtumirën” Juventusit. Portieri 40-vjeçar ka konfirmuar në konferencën e sotme për shtyp përfundimisht largimin nga bardhezinjtë.

Buffon ka zhvilluar 600 ndeshje me fanellën e kampionëve të Italisë, ndërsa ka pësuar 354 gola që nga viti 2001. Ai gjithashtu është pjesë e kombëtare së Italisë që nga viti 1997-të e deri më sot. Kapiteni i dashur i “axurëve” dhe juventinëve nuk arriti dot që të shkojë me përfaqësuesen e tij në Botërorin “Rusi 2018” dhe fatkeqësisht nuk siguroi dot një biletë për në fianlen e madhe të Kievit (Champions League).

“Dua të falënderoj presidentin se përveç rolit institucional, për mua është diçka më shumë. Kemi krijuar një raport unik miqësore. Kemi ndarë së bashku vlerat e ndershmërisë dhe besnikërisë. Ditën e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Juventus. Dua t’a mbyll me dy fitore të rëndësishme, me Andrean, shokët e mi të ekipit dhe tifozët. Nuk kam dashur të vij si një lojtar me “motor të fikur”. Dhe nuk është kështu, për këtë jam i krenar”.

I pyetur rreth të ardhmes, numri një i portës së “Zonjës së Vjetër” konfirmoi se do të vendosë në javët në vijim.

“Pas këtyre ditëve emocionuese, pasi të reflektoj, javën që vjen do të vendos përfundimisht se cila do të jetë e ardhmja ime.  Kam oferta por do të bëj atë që është në natyrën time”-ka thënë ai. 

I pyetur nëse do të vazhdojë me kombëtaren italiane, ai konfirmoi se është një kapitull i mbyllur dhe asgjë tjetër nuk është e vërtetë çfarë flitet rreth kësaj çështjeje.  

Buffon ka fituar gjithçka në karrierën e tij profesionale. Ai ka qenë 89 herë kapiten i ekipit kombëtar, ka fituar 26 trofe për 22 vite karrierë.

11 herë ka fituar kampionatin me Juventus, një herë është shpallur kampion i Serie B, katër herë ka fituar Kupën e Italisë dhe pesë herë SuperKupen.

Me Parmën gjithashtu ai ka fituar Kupën e Italisë, SuperKupen dhe UEFA Cup gjatë sezonit 1998-99. Gjithashtu me kombëtaren italiane ai ka fituar njëherë Kupën e Botës në 2006-ën. I vetmi trofe që nuk arriti t’a ngrinte është ai i Champions League. /EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet